Zëdhënësja e fushatës së PD në Tiranë, Silvi Bardhi ka reaguar gjatë ditës së sotme duke denoncuar përfshirjen në shantazhe dhe blerje votash të drejtorit të zjarrfikësve në Bashkinë e Tiranës, Shkëlqim Goxhaj.
Denoncimi
Drejtori i Zjarrfikëseve në Bashki, Shkëlqim Goxhaj, i cili është dhe ushtarak, për shkak të detyrës, nuk duhet të bëhet ushtar i një lufte të Veliajt, me shantazh e mjete të tjera për të blerë vota.
Është shkelje e rëndë ligjore të vesh në dispozicion të kapjes së votës magazinat e punës, duke i kthyer në qendër të shpërndarjes së ndihmave elektorale.
Belind Këlliçi informohet çdo ditë për këto shkelje nga punonjes të Bashkisë, të cilët janë të revoltuar nga trysnia e kërcënimi që ushtrohet ndaj tyre.
Interesi personal e pushteti i Veliajt, nuk është arsye për askënd për të shkelur ligjin.
Çdo drejtor që abuzon me detyrën do të përgjigjet.
Drejtësia e qytetarëve të Tiranës po vjen, është vetem 10 ditë larg.