Berisha: Balluku do të përgjigjet si kriminele elektorale, Ramën e pret fundi i njëjtë si McGonigal

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi nga Dibra se Belinda Balluku do përgjigjet si kriminele elektorale.

“Edi Rama hoqi rentën në mënyrën më antidemokratike, çka do të thotë se ju nuk përfitoni asgjë nga kromi, nga kjo pasuri përrallore.

Ka dërguar këtu një njeri që është simbol i babëzisë dhe e shfrenuar pas lukseve. I them asaj Ballukes që vjen këtu, a mundet po të mendoje ti për këta qytetarë, ta oriendoje zyrën me 220 mijë euro, që atë nuk e bën as kryetari i shtetit?

A mundet ti, po të ishe njeri i ndjeshëm ndaj qytetarëve, të ulesh dhe të porosisësh biftekun 10 mijë euro? A mundesh të ndjekësh lukset, kur Shqipëria dhe shqiptarët përjetojnë varfërinë dhe mjerimin në rritje.

Unë ia them sot: Belinda Balluku, do të përgjigjesh gjer më një si kriminele elektorale, si Edi Rama, Ulsi Manja, Pjerin Ndreu, Damian Gjiknuri. Ju jeni një bandë kriminale, por ju jap fjalën se deri ditën e fundit do ndiqeni për krimin e shëmtuar që keni kryer dhe po kryeni.

Miqtë e mi, ka një panik, ka një tmerr në radhët e hajnave. Hajnat, çdo gjë janë, vetëm trima nuk janë. Edhe hajnat në qeveri nuk janë trima. Tani i ka kapur lemeria se fitorja është e burrave dhe grave idealistë, e njerëzve të lirë. Ata e shohin se 14 maji firmoset fundi i tyre i turpshëm politik. Ata e dinë se me 14 maj nuk votohet vetëm për veglat e tyre, por votohet për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Ndaj dhe thirrja ime për çdo shqiptar është: më 14 të dalim të gjithë në votime, të votojmë ndryshimin, të votojmë Defrim Fikun, të votojmë 1-shin! Thirrja ime gjer me datën 14, çdo orë, çdo ditë të përshëndesim njëri-tjetrin: ndryshimi në duart tuaja. Ne do fitojmë!

Të gjithë ata të cilët marrin para nga Ballukja, e cila ka sjellë 400 milionë lekë vetëm pagesa paaftësie, merrni ato para dhe ndëshkojini me votë! Ju garantoj se qëllimi më kryesor i yni është jo vetëm dyfishimi i rrogave dhe pensioneve, por prapë shqiptarët në krye të rrogave në Ballkan.

Edi Rama është në panik dhe ju e dini atë fjalën që thotë: kërcën Rama nga sevdaja. Ky kërcënimi nga sevdaja është kërcim me lepur në bark. Përdor çdo fjalor, por me asgjë nuk mbulon dot ti vjedhjen që u ke bërë shqiptarëve dhe diskriminimin që u ke bërë zonave të veriut dhe shqiptarëve.

Hidhu dhe përdridhu sa të duash, por pas datës 14 maj të pret ai vend që e meriton. Do ketë zgjedhje të përgjithshme dhe do dalësh përpara ligjit. Përveç kësaj, Edvinin e pret miku i tij i nderit, Charles McGonigal. Nuk ka gjykatës që dënon ryshfetmarrësin dhe nuk dënon ryshfetdhënësin,” tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Qeveria Rama do të japë prokurimin publik me prokurim publik, Bozdo: Shqiptarët do paguajnë 170 mln euro më shumë

DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË SË PD, ENO BOZDO Qeveria Rama ka vendosur të …

Leave a Reply