Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, është koha t’i japim fund kësaj vjedhje, të firmosim ndryshimin. Ne duhet të vendosim ndryshimin sot ose kurrë. Berisha tha se, ngrirja e rrogave është një krim monstruoz.
“Vërtetë ka hajdut që futet e vjedh 10 mijë, 100 mijë, ta zëmë dhe 1 milion. Por sot kemi kryeministër që firmos për 430 milionë paratë tuajat dhe nuk ekziston asgjë për ato që janë firmosur paratë.
Sot keni kryeministër që blen 4 mln euro një vazo druri, se ja ka ënda syve të tij. Sot keni kryetar bashkie që ju thotë qytetarëve e shqiptarëve, se kam mbjellë 1 mln pemë. Po kush vjedh më shumë më thoni ju mua. Po sa ka vjedhur ai me faturat e 1 mln pemëve, ta keni të qartë se nuk kanë vjedhur të gjithë hajdutët e Shqipërisë të marrë së bashku.
Pse po i them këto sot? Për të justifikuar hajdutët, jo, jo. Por po i them se kjo votë është për secilin prej nesh, kjo votë është të ndahemi nga këta hajdutë të cilët si shushunja po i thithin gjakun shqiptarëve.
Edi Rama erdhi në pushtet me zotimin se do heqë taksat për ushqime. Ku jemi sot. Vetëm me shpenzimin tuaj për shkak të bordeve komuniste të Edi Ramës që rriti çmimet me to, secili prej jush nga 2021 në 2022 ka shpenzuar 430 mijë lekë më shumë për ushqime. 430 mijë lekë më shumë janë dy pensione, janë 1 rrogë. Pra jo që nuk dha rrogën e 13, por mori rrogën e 12-të.
Edi Rama 1 e dy, në fjalime thotë; hë se në Shqipëri nuk vdes kush urie. Llogjikë e turpshme, nuk është puna të vdes njeri urie, është puna të jetojë njerëzit si njerëz, të jetojnë jetën që meritojnë është puna se ju këtu dhe kudo shqiptarët jetojnë në një vend të bekuar, në një vend me pasuri përrallore.
Vetëm turizmi, bregu, fusha kanë potenciale të jashtëzakonshme për të mëkëmbur çdo qytetar të Fushë Krujës dhe Krujës. Po pse nuk ndodh kjo, pse nuk ndodhi kjo. Po kjo nuk ndodhi sepse zotëria e tij i ngriu rrogat. Ngrirja e rrogave është një krim monstruoz, ua them unë ju këtu.
Ne kemi qenë njerëz të varfër, shumë të varfër, por ne ja dolëm që në vitin 2013 të firmosim në bordero rrogat më të larta në rajon, më të larta se rumunët e bullgarët. Po si ja dolëm thoni ju, ja dolëm sepse jemi vend i pasur. Nuk ka vend më të pasur, për këta banorë që ka sot Shqipëria. Ja dolëm sepse qeveria, si çdo qeveri që del nga ju nuk mund të ketë objektiv tjetër më madhor se sa përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ndaj dhe dyfishuam pensionet, rrogat, përgjysmuam taksat, u dyfishuan bizneset.
Por çfarë ndodhi mbrapa? Pse them unë këto zgjedhje janë për çdo njeri para së gjithash. Sepse mbrapa ky njeri, ngriu rrogat, dyfishoi taksat, ka lëshuar një lukuni të tmerrshme gjobëvënësish mbi bizneset, të paskrupullt, një pasion për gjobat, për të mashtruar qytetarët nga mëngjesi deri në darkë.
A mund të ecim kështu më. A nuk po ushtojnë në të 4 anët e vendit, thirrjet, sirenat për ndryshim. A nuk po ikin shqiptarët nga ky vend, sikur të ishte tokë e mallkuar, më shumë se nga çdo vend tjetër, më shumë se të gjitha vendet që janë në luftë. Po pse? Sepse janë qytetarët më të vjedhur, sepse ai kryeministër me ekipin e tij ndërton rrugën me 24 mln euro, kur ajo kushton 2 mln euro. Sepse ai kryeministër udhëton me avion me dhomë gjumi dhe shpenzon 22 milionë euro në 137 udhëtime. Ndërkohë kancelari i Austrisë një vend të paktën 10 herë më i pasur se Shqipëria, mos më shumë, udhëton me linjë tregtare dhe ministrat e tij udhëtojnë në klase ekonomike.
Pra a është koha ti japim fund, të firmosim ndryshimin. Unë mendoj se sot ose kurrë ne duhet të vendosim ndryshimin”, u shpreh Berisha.
Check Also
Masakra e Elbasanit/ Vendimi i plotë i Gjykatës për zhdukjen e përgjimeve që implikojnë Taulant Ballën
Një stuhi politike nisi që prej momentit kur në gjykatë, Adrian Çapja, një nga emrat …