Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Fushë Kruja ku po prezanton kandidatin e “Bashkë Fitojmë”për kryetar bashkie të Krujës, Agron Loka se, më 14 maj çdo demokrat, socialist, çdo qytetar i paparti voton për veten e tij, për dinjitetin e tij.
“Të dashur qytetare dhe qytetarë të Fushë Krujës dhe Krujës, vëllezër e motra, zonja e zotërinj. Më së pari mirënjohjen më të thellë, nderimin më të madh, për ju, mbështetjen tuaj, për këtë takim të shkëlqyer në të cilin ju firmosni sot fitoren, firmosni ndryshimin, firmosni çeljen e dyerve të shpresës në Krujë, Fushë Krujë dhe mbarë Shqipërinë.
Të dashur miq!
Është nder i madh dhe kënaqësi, të paraqes këtu qytetarin shembullor, të paraqes Agron Lokën për kryetar bashkie, të paraqes njeriun e ndershëm, biznesmenin e ndershëm, demokratin e përkushtuar, duke ju garantuar ju se Agron Loka do të shkrijë të gjithë energjitë e tij, aftësitë e tij, për të ndryshuar jetën tuaj për mirë, për të ndryshuar këtë bashki, e cila mbart mbi supe historinë e kombit, e cila përbëhet nga burra dhe gra të jashtëzakonshëm, punëtorë, të mençur, trima, atdhedashës.
Të ndryshojmë Krujën, ta shpëtojmë atë nga një regjim i cili sot të gjitha pushtet i ka një duart e një njeriu. Të gjitha pushtetet janë të përqendruara në duart e Edi Ramës. Keqësia e tij shpirtërore rrezatohet në jetën e fëmijëve tanë, në jetën e të rinjve tanë, në mirëqenien e familjeve tona, në bizneset dhe fermat tona.
Miqtë e mi!
Vërtetë në datën 14 maj votojmë Agron Lokën për qytetar të parë të Krujës, por ju garantoj se në datën 14, duke votuar Agron Lokën, çdo demokrat, socialist, çdo qytetar i paparti i këtij rrethi, voton para së gjithash për veten e tij. Voton për dinjitetin e tij, për të respektuar veten e tij. Voton për të zëvendësuar dëshpërimin, zhgënjimin, indiferencën me shpresën, besimin, suksesin dhe një jetë tjetër nga ajo e sotmja.
Miqtë e mi!
Cili do krutane e krutan, cili do shqiptare dhe shqiptar që gjatë këtyre 8 viteve ndjehet se është më mirë, ndjehet se është ekonomikisht më mirë, i them vazhdo rrugën, voto Edi Ramën dhe ke mirëkuptimin tonë. Por sot, ata të cilët mund të pohojnë një gjë të tillë janë shumë të paktën. Ata janë një rreth i ngushtë i qeveritarëve, janë një rreth i ngushtë i qeveritarëve vendorë, janë pastaj grupet e malavitës, të lidhura me pushtetin.
Dhe këtu, përsëri duhet të ndalemi. E vërteta është se grupet kriminale dhe ato të malavitës janë fuqizuar, por do të ju them një gjë, miqtë e mi; është në mençurinë tonë të ndalemi dhe të mendojmë. Ju garantoj se asnjëri prej tyre nuk i afrohet kurrë atij kriminelit në parlament që i mbron ata, që pasurohet prej tyre, që vjedh, atij ministrit, kryeministrit që vjedh ju, në shuma, dhjetëra e dhjetëra herë më të mëdha se sa të gjitha bandat dhe hajdutët e Shqipëris të marrë së bashku. Po. Po!”, tha Berisha.
Check Also
Foto-skandal/Rama me pikën e kontaktit të bandës së Elbasanit, biznesi i paligjshëm i tyre
Bastet ilegale, të lidhur me Ramën! Lexoni denincimin e qytetarit dixhital! Doktor kjo eshte faqja …