Berisha në Dibër: Ky fllad fitoreje e ka tmerruar Ramën!

Kryetari I PD, Sali Berisha u shpreh nga Dibra se, ky fllad fitoreje e ka tmerruar Ramën, i cili është në kohërat më të vështira të ekzistencës së tij. Berisha th se, ata nuk ballafaqohen dot me kandidatët rivalë, nuk del këtu rivali i tij të ballafaqohet në këtë shesh, në studio televizive dhe kudo me Ismail Ukën.
“Kjo erë shprese, ky fllad fitoreje e ka tmerruar Edi Ramën, i cili është në kohërat më të vështira të ekzistencës së tij, është në kohërat e numëruara të fundit të regjimit të tij despot, monist.
Kjo situatë, ky dëshpërim shprehet më fushatën e tij të bazuar në banalitetin e një njeriu që nuk ia lejon kurrë vetes në publik. Shprehet me zinxhirin e pafundëm të mashtrimeve, por shprehet me largimin e tij dhe të përfaqësuesve të tij, që dalin nga bodrumi i Edi Ramës.
Ata nuk ballafaqohen dot me kandidatët rivalë, nuk del këtu rivali i tij të ballafaqohet në këtë shesh, në studio televizive dhe kudo me Ismail Ukën.
Sepse, siç e dini, ai është i pesti kandidat si në asnjë vend tjetër në botë, që ndërron brenda 4 viteve. Ata ikën njëri pas tjetrit, secili me mungesë të madhe dinjiteti. Erdhën, vodhën dhe ikën. Prandaj nuk vijnë këtu që të kthejnë xhepat dhe të tregojnë se si kanë qeverisur.
Nuk dalin para jush se ata përfaqësojnë një parti pushtuese.
Të gjitha ata të cilët që u marrin liritë dhe pasurinë qytetarëve, janë pushtues, pavarësisht nga etnia e tyre”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply