Berisha: Dibra duhet të shpëtojë, Dibra është në duart tuaja, më 14 maj votoni për Dibrën!

Kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje të shpëtojnë Dibrën duke votuar më 14 maj, Kandidatin e “bashkë Fitojmë”, Ismail Uka. Berisha tha se, Dibra nuk duhet të zhduket kurrë, Dibra duhet të shpëtojë, Dibra është në duart tuaja.
“Dibra dhe dibranët janë një emër nderi për çdo shqiptar. Janë një emër nderi në historinë e këtij kombi. Tre tipare nuk janë askund më të shquara se tek ju. Ju jeni më punëtorët. Së dyti, mençuria juaj është e mirënjohur kudo. Askush nuk ka ditur më shumë se ju që të nderojë mikun. E treta, ju i keni qëndruar historisë me gjak dhe burrëri. I keni qëndruar me personalitetet më të mëdha që i keni dhënë kombit.
Kurse sot, Dibra është para alternativës të jetë a mos të jetë. Sot, një pushtues i vërtetë, një armik i egër i Dibrës e ka vendosur përpara alternativës të shuarjes apo ekzistencës së saj.
Hidrocentrali i Skavicës është mbytja e Dibrës, është mbytja e pjesës më pjellore të saj, është mbytja e pjesës së saj më historike, është mbytja e të shkuarës së saj, e të sotmes dhe të ardhmes së Dibrës.
Kurrë ndonjëherë ky vend nuk ka pasur një rrezik ekzistencial sa ka në këto zgjedhje më 14 maj.
Edi Rama, në zbatim të politikave antishqiptare, dhe ju e dini se armiqtë tanë shekullorë kanë bërë gjithçka të zhdukin Dibrën, kanë dështuar gjithmonë. Jam i bindur se do dështojnë edhe këtë herë. Dibra nuk zhduket. Ajo është monumenti më madhështorë që ekziston.
Ndaj dhe ftoj dibranët të votoni me 14 maj jo për partinë, por për Dibrën, për Ismail Ukën, për të shkuarën, për të sotmen, për të ardhmen tuaj.
Thirrja ime për dibranët, ta doni Dibrën sa e don Sali Berisha. Detyra është ta doni më shumë, por të paktën ta doni sa e dua unë.
Ndaj ngrihuni në këmbë kudo që jeni. Ejani dhe votoni për mbrojtjen e Dibrës, votoni për Ismail Ukën.
Edi Rama e ka urrejtjen për Dibrën sepse ndjehet kushëri me serbët. Nëse do kishte respektin minimal, një rrugë që e inauguroi pesë herë, nuk përfundoi asnjëherë.
Rruga e Arbrit ishte shpallur nga qeveria e mëparshme si rruga e dytë e Kombit. Dhe ajo e tillë është, e tillë do jetë.
Kurse Edi Rama vazhdon prej 10 vitesh me pesë inaugurime dhe pesë mashtrime. Mund të ketë pasur prej jush që mund të kenë thënë pse e ndërpretë, u them se ajo u ndërpre sepse shpimi i tunelit në Qafë Murriz, aty ku ishte projekti, sipas kompanive më të mira në Europë, ishte i pamundur sepse do dilte dhe dhe ujë.
Ne e ndërpremë dhe vendosëm të spostojmë tunelin në kuotën ku na këshilloi kompania e konsulencës. Ne do e kishim mbaruar tre herë atë.
Këta shkuan dhe shpuan aty ku na thanë se nuk shpohet. Prandaj tani ecën siç po ecën.
Dibra do ketë me Ismail Ukën ndryshimin më të madh. Ju garantoj se Ismail Uka do bëjë gjithçka për të ndryshuar jetën tuaj.
Edi Rama do largohet me ceremoni. Nga njëra anë e pret zemërimi i madh i kombit shqiptar. Nga ana tjetër e pret tradhtari i kombit amerikan, McGonigal, në bankën e akuzës.
Dy fjalë për të deleguarën e tij, atë që u thotë shoqeve, më thërrisni Belinda Luksi.
Kur ajo investoi në zyrën e saj 220 mijë dollarë, i tha një vajzë aty si e bëre këtë investim kaq të madh. I tha se kështu më pëlqen mua luksi.
U ndala për të thënë dy fjalë për nënat, vajzat, motrat dibrane. Këtë fushatë Rama e bazon në mashtrimin e vajzave dhe nënave. I them se njeri më mizogjen se ti nuk ka pasur Shqipëria. Ti je autori i të gjitha brengave ekonomike, sociale, familjare që sjell skamja e nënave, motrave dhe vajzave shqiptare.
Ndaj dhe ti, më 14 jo vetëm do kesh ndëshkimin e tyre me votë, por do kesh mallkimin e tyre me gjithë shpirt. Dhe nëse ka njeri që e meriton, je ti Edi Rama me këto që u ke krijuar familjeve shqiptare, varfërinë, mjerimin, largimin.
E përfundoj me thirrjen time: më 14 votoni për Dibrën, votoni për të shkuarën e saj, për traditën tuaj të madhe, votoni për të sotmen tuaj, për të ardhmen e Dibrës.
Dibra nuk duhet të zhduket kurrë, Dibra duhet të shpëtojë. Dibra është në duart tuaja!”, u shpreh Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: PD do të bëjë gjithçka për të garantuar votën e diasporës!

Lideri i opozitës, Sali Berisha u shpreh gjatë konferencës për shtyp se, Partia Demokratike do …

Leave a Reply