Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj ka reaguar pas gjuhës së përdorur nga kandidatja e PS-së për kryetare të Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako ndaj kandidatit të opozitës Igli Cara.
Duke iu referuar fjalëve të saj drejtuar Carës se, “merret më shumë me mua, sesa me mamën e tij”, Hysaj shkruan se flet me dëshpërimin e një kandidate që s’ka garuar kurrë në jetën e saj, por ka marrë thjesht dhuratë vendin si “kukulla” e betonit dhe “Pastruesja” e KM.
“U rrite, u poqe, ngele po me “lloqe”.
Kur s’të ka mbetur asgjë më shumë e nga propaganda, tregon fytyrën tënde të vërtet.
Një mami që flet me dëshpërimin e një kandidate që s’ka garuar kurrë në jetën e saj, por ka marrë thjesht dhuratë vendin si “kukulla” e betonit dhe “Pastruesja” e KM. #14maj #VotoNr1 #BashkëFitojmë #voto #nr1 #IgliCara”, shkruan Hysaj.