Silvi Bardhi nxjerr videon: Qytetari arrestohet pse denoncoi Veliajn për vjedhjen e pronës

Silvi Bardhi, zëdhënëse e fushatës së kandidatit të PD për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi, ka publikuar një video ku qytetari Ramazan Leci denoncon kryetarin e Bashkisë, Erjon Veliaj dhe Bashkinë Tiranë për vjedhjen e pronës ku është ndërtuar “Tregu Agroushqimor”. Ramazani thotë se është arrestuar nga policia pse akuzon Veliajn për vjedhjen e pronës.

Reagimi i Silvi Bardhit

Ramazan Leci është arrestuar sot nga Policia me urdhër të Drejtorit të Komisariatit nr.1, dhe ndodhet në “Postën e Policisë në Lundër”. Arsyeja është po e njëjtë. Ai akuzon Erion Veliajn dhe Bashkinë Tiranë për vjedhjen e pronës ku është ndërtuar “Tregu Agroushqimor”. Ramazani u arrestua teksa Veliaj inauguron pa turp të njëjtin treg dy herë, pa tregtarë e pa produkte. Në video dëshmia e Ramazanit dhënë pak ditë më parë për shtabin elektoral të Belind Këlliçit, se si Bashkia Tiranë dhe Erion Veliaj i kanë vjedhur pronën.

About Redaksia

Check Also

Një amerikane u arrestua nga policia në protestë

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shamku Shkreli, ka reaguar pas shoqërimit të dy aktivisteve gjatë …

Leave a Reply