Berisha: Pas rivendosjes së pluralizmit me votimin e Besnik Dushës, shumë shpejt Rama do i thotë mirupafshim pushtetit

Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Bajram Curri se, pas rivendosjes së pluralizmit me votimin e Besnik Dushës, shumë shpejt Rama do i thotë mirupafshim pushtetit. Ai tha se, me Edi Ramën, udhëtimi është një udhëtim drejt varfërisë, udhëtim drejt skamjes, udhëtim drejt boshatisjes së Shqipërisë, udhëtim drejt pasigurisë dhe krimit, udhëtim drejt vjedhjes së buxhetit dhe pasurisë së qytetarëve.
“A mund të votohet Edi Rama, që nga viti në vit, u zhyti ju, i zhyti të gjithë shqiptarët në varfëri dhe mjerim?
Nga viti 2013 gjer më sot, çmimet arritën në stratosferë. Vetëm nga viti 2021-2022, secili prej jush ka paguar për ushqimet, 430 mijë lekë më shumë. Keni paguar dy pensione më shumë, pothuajse një rrogë më shumë.
Jo vetëm që nuk rriti rrogat, por vuri bordet komuniste për t’ua rritur çmimet.
Nëse vendos tiraninë e varfërisë, ata nuk kanë alternativë tjetër vetëm të nisen për një jetë më të mirë. Ndaj edhe në tetë vite, si kurrë në historinë e këtij kombi, u larguan nga vendi një e treta e shqiptarëve.
Ndryshimi është jetik! Shqipëria është në rrezik ekzistencial. Nëse vazhdohet me këto ritme, çfarë do mbetet në Shqipëri pas 16 vitesh?
Është koha që secili t’i thërrasë vetëdijes së tij si shqiptar. Pavarësisht nga bindjet partiake, të ndahemi me këtë njeri.
Me Edi Ramën, udhëtimi është një udhëtim drejt varfërisë, udhëtim drejt skamjes, udhëtim drejt boshatisjes së Shqipërisë, udhëtim drejt pasigurisë dhe krimit, udhëtim drejt vjedhjes së buxhetit dhe pasurisë së qytetarëve.
14 maji duhet të jetë fundi i tij.
U garantoj se pas rivendosjes së pluralizmit me votimin e Besnik Dushës në Tropojë, në një afat shumë të shkurtër, Edi Rama do i thotë mirupafshim pushtetit.
Ose do shkoje te McGonigal, ose aty ku e kanë vendin kriminelët elektoralë, aty ku e kanë vendin ata që kanë vjedhur qindra milionë euro, ata që kanë kryer gjenocid ndaj shqiptarëve duke i larguar nga vendi i tyre.
U bëj thirrje që këtë javë që ka mbetur, të ftoni çdo banor të këtij rrethi të dalë në zgjedhje. Nuk është koha më për zhgënjime.
Është koha të votojmë, të votojmë ndryshimin, ndryshimi është në duart e gjithsecilit. Ne do fitojmë!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply