Berisha: Të gjitha institucionet do kthehen në Tropojë, do rindërtohet rrjeti elektrik i fshatrave dhe Autostrada e Alpeve

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, të gjitha institucionet do kthehen në Tropojë, do rindërtohet rrjeti elektrik i fshatrave dhe Autostrada e Alpeve.
“Asnjë votë për Rexh Byberin. Po iu drejtohem socialistëve: më thoni pak, cili prej jush ka votuar për emërimin e tij për kandidat bashkie? Cili prej jush është pyetur? Kurrë mos votoni për ata që për hir të xhepit, ndërrojnë parti.
Çdo socialist i Tropojës është 10 herë me më shumë integritet se Rexh Byberi.
U garantoj se kësaj radhe, askush nga Biberajt nuk do e votojë.
14 maji është ditë ndryshimi i madh, hapet rruga për rrëzimin e këtij regjimi monist.
U garantoj se të gjitha institucionet do kthehen në Tropojë. U garantoj se i gjithë rrjeti elektrik i fshatrave të Tropojës do rindërtohet.
U siguroj se Autostrada e Alpeve do jetë autostrada më panoramike e Ballkanit dhe Europës.
Ju bëj thirrje malësorëve të Malësisë së Gjakovës kudo që janë, në Tiranë, në Shqipëri, në Kosovë, në Europë dhe kudo që ndodhen më 14 maj të vijnë dhe të votojnë.
Tropoja ka nevojë jetike për votën e tyre, e cila kësaj radhe është votë misionare.
Të vijnë dhe të firmosin ndryshimin, të firmosin fitoren!”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply