Bufja e Roskovecit nis kërcënimet

Veç sanitares, kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi ka shantazhuar edhe një tjetër qytetar duke e kërcënuar që të mos shkojë të votojë në zgjedhjet 14 majit, pasi është deklaruar si mbështetës i kandidatit të opozitës. Bufi i bën presion qytetarit me faktin se bashkia i ka rikonstruktuar shtëpinë, e tani ai i është borxhli e s’duhet të shkojë të votojë për opozitën.

Një tjetër audiopërgjim është publikuar nga emisionit “Piranajt”, i cili tregon se si kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, kërcënon qytetarët që mos të shkojë të votojë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në materialin e publikuar në rrjetet sociale, Bufi shantazhon qytetarin duke i privuar të drejtën e votës, pasi ajo e ka ndihmuar ndërsa ai deklaron publikisht mbështetjen për kandidatin e opozitës.

Majlinda Bufi i tregon qytetarit se si e ka intimiduar edhe në rrjetet sociale, pasi ky ka dalë foto me përfaqësues të opozitës.

Kjo është e disata herë që media denoncon kërcënimet që kryetarja e bashkisë, Majlinda Bufi iu bën qytetarëve të Roskovecit.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply