Zija Ismaili drejt fitores së Beratit, thirrja e Berishës…

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar sot në turin e tij elektoral takimin me kandidatin e koalicionit “Bashke Fitojmë” për Bashkinë Berat, z.Zija Ismaili. Berisha nga Berati iu tha qytetarëve se në 14 maj ata votojnë për veten e tyre, rivendosjen e pluralizmit, ndaj dhe duhet që të votojnë për ndryshimin.

Lideri i opozitës theksoi se, me ardhjen në pushtet të PD, energjia e cila është shndërruar në makthin e shqiptarëve, nga 220 lekë, do të shkojë sërish në 6 lekë, siç ka qenë më parë. Berisha tha se pasuritë e Shqipërisë janë të mëdha, dhe se populli nuk është i varfër nga natyra, por nga qeveria që vjedh pareshtur.

Kryetari i PD, Sali Berisha shprehu se gënjeshtrat e rilindasve nuk kanë të sosur, kështu që ai propozoi që për mashtrimet e tyre të varet një barometër në Parlament. Një ndër rastet kryesore që theksoi Berisha në fjalën e tij, ishte edhe furnizimi i Beratit me 24 orë ujë, ku kjo e fundit nuk është e vërtetë.

Berisha ftoi të gjithë qytetarët, madje edhe ata që ndihen zemërthyer e të pashpresë, të vijnë dhe të votojnë më 14 maj zgjedhjen e duhur për Beratin, Zija Ismailin.

FJALA E PLOTË

Të dashur qytetare dhe qytetarë të Beratit. Vëllezër dhe motra. Zonja e zotërinj!

Përshëndetjet e mia më të zjarrta dhe nderimin më të madh për ju të gjithë banorët, qytetarët e Beratit kudo që ndodhen sot në këtë rreth, në Shqipëri dhe mbarë botën.

I nderuar z.Ilir Meta, kryetar i PL. Të dashur deputetë të kuvendit popullor, z.Alizoti. I dashur kryetar i PD të Beratit, z.Shyqyri Duro. I dahsur kandidati ynë për bashki të Beratit, kandidati më i shkëlqyer që ka njohur Berati deri më sot, Dr. Zija Ismaili. Të dashur kandidatë të koalicionit tonë për Kuçovën, Lefter Maliqi. Kandidati i fitores, Gentjan Meçi. Kandidati i fitores Eugen Mustafallari, për kryetar bashkie në Skrapar, dhe Behar Xhaferaj, Poliçan.

Miqtë e mi!

Kam nder dhe kënaqësi të madhe t’u sjell mesazhin e fitores nga të katërta anët e Shqipërisë. Kudo që shkoj në mbarë vendin, nga jugu në veri, po fryn flladi i fitores, po fryn era e ndryshimit, por fryn rikthimi i demokracisë dhe rivendosja e pluralizmit.

Ndaj dhe unë sot këtu nga Berati, ftoj qytetarët e Beratit, ftoj qytetarët e mbarë Shqipërisë, më 14 maj të votojë për veten e tyre. Vota për veten e tyre në bindjen time më absolute është ajo për ndryshimin e Beratit, për ndryshimin e Shqipërisë. Është për ju ajo votë, është për qytetarin ajo votë, sepse votoni për rivendosjen e pluralizmit. Votoni për pushtetin e të gjitha pushteteve në duart e një njeriu, i cili edhe engjëll po të jetë shndërrohet në djall. Pale kur ka rastisur djall, imagjinoni se çfarë bëhet Edi Rama.

Vota për Zija Ismailin, është votë për dinjitetin, liritë tuaja. Sot ne jetojmë në një regjim ku çdo pushtet është përqendruar në duart e një njeriu. Ky është tipari më thelbësor i të gjitha diktaturave. Ky njeri sot nuk ka kampe përqendrimi, nuk ka skuadra pushkatimi, por ky ka në dorë darën e tmerrshme të varfërimit të shqiptarëve, duke i vjedhur ata dhe duke i përzenë ata çdo javë, çdo vit, çdo muaj nga vendi i tyre. Ky njeri nuk ka skuadra pushkatimi, nuk ka burgje dhe kampe përqendrimi, por ky njeri ka vendosur mbi shqiptarët tiraninë e varfërisë. Dhe tirania e varfërisë është një nga format më të egra të tiranisë. John Kennedy thotë se, njëri nga tri armiqtë kryesorë të njeriut, është varfëria.

I bëj thirrje çdo qytetari të Beratit dhe Shqipërisë të arsyetojë me veten e tij. Është më mirë sot, sesa 10 vite më parë, të pyesë me veten e tij: pse në këto 8 vite, ikën mbi 1 milionë shqiptarë nga Shqipëria? Pse boshatisen qytetet dhe fshatrat tona? Në arsyetim të shëndoshë, kryesor dhe mbi të gjitha është varfëria. Varfëri e cila nuk vjen nga Zoti, nuk vjen nga natyra, por vjen nga robi qeveritar që vjedh ditë e natë qytetarët shqiptarë. Vjedh, sepse ndërton rrugën me 24 milionë euro, në një kohë kur në Europë ndërtohet me 2-3 milionë euro. Vjedh, sepse ndërton shkollën me 7 milionë euro, ndërkohë që kudo, edhe në vendet më të pasura në botë ndërtohet me 700 mijë euro. Vjedh, sepse udhëton vet, kryeministri i vendit më të varfër me avion me dhomë gjumi dhe shpenzon 22 milionë euro. Vjedh, sepse ministrat e tij marrin prona publike si investitorë strategjik në kundërshti me ligjin. Vjedh, se pushteti i tyre përdoret për të fituar tendera familjarët e tyre, gjë që ligji e ndalon, dhe kjo sepse Edi Rama prin me këtë frymë.

Atëherë, pra a mund të vazhdojmë ne në këtë mënyrë? Ne të jemi këtu në Berat, në njërin nga 50 vendet më të bukura të planetit. Kështu e kanë vlerësuar Beratin. Por ama, mos harroni, se është i vendosur në zemër të Europës. E megjithatë, qytetarët e tij e braktisin, sepse ky kryetar është kopja identike e Edi Ramës. Ky kryetar, ka zero transparencë në përdorimin e taksave tuaja. Ky kryetar ka dyfishuar tarifat në taksat lokale. Ky kryetar, nuk ka shkelur njëherë, dhe në qoftë se ka shkelur për të mbushur ndonjë kosh me fruta apo ndonjë bidon me raki në fshatrat e Beratit. E ftoj të dalë këtu me dr.Zijain, të dalë para jush, të shkojë në Velabisht, të shkojë në Otllakë, të shkojë në të gjitha zonat e këtij rrethi. Të tregojë çfarë ka bërë për ta. Braktisje, dhe vetëm braktisje!

Ndaj edhe, vota juaj për doktor Zijain, do të jetë një votë për veten tuaj. Pasi ju garantoj se, Zija Ismaili do të bëjë gjithçka për t’ju shërbimet më të mira me kostot më të lira. Këtu e dëgjuat, ai zotohet të përgjysmojë tarifat, taksat. Zotohet të shpërndajë të ardhurat me drejtësi, me ndershmëri. Otllaku jep 800 milionë taksa, dhe merr zero nga qeveria vendore.

Para disa ditësh, ish kreu i bashkisë Nasufi, ngrihet në Parlament e më thotë: ja thotë, ne e bëmë Beratin me ujë 24 orë. Dhe unë i rikujtova se në vitin 2012 kisha inaguaruar me ministrin gjerman të bashkëpunimit ekonomik, Nibel ujësjellësin e Beratit që do siguronte ujë 24 orë. Epo thashë, të paktën paska ndërtuar faza tjera, dhe e paskan zgjidhur.

Absolutisht, aspak. Berati nuk ka ujë 24 orë, por është një gënjeshtër parlamentare. Unë kam kërkuar që të gjejmë një barometër të gënjeshtrave e ta varim aty në parlament, se ju nga mëngjesi deri në darkë në sesionet e parlamentit dëgjoni rilindasit që nxjerrin vetëm gënjeshtra ndaj jush.

Në fshatrat e Beratit, as nuk bëhet fjalë për furnizim me ujë. Fshatarët e Beratit sot janë më të braktisur se kurrë. Atëherë, iu bëj thirrje të votojnë për veten e tyre. Në qoftë se ndjehen mirë, dakord, por nëse konstatojnë se janë braktisur, se fermat e tyre nuk kanë sukses, se prodhimet e tyre nuk rrisin mirëqënien e tyre, atëherë i ftoj të votojnë ndryshimin.

Ndryshimi është në duart tuaja, votoni Zija Ismailin.

Po kështu bizneset, Zija Ismaili u zotua këtu për ulje të ndjeshme të tarifave dhe taksave vendore. Unë i garantoj bizneset se programi ynë i taksave të ulëta, mbetet linjë themelore e jona, dhe se energjia që është shndërruar sot në një kamxhik për to, do të zbresë nga 220 në 6 lekë kilovatin, ashtu siç e kanë pasur përpara. Po ku e bazoj unë këtë? E bazoj këtë, sepse ajo strategji e ndërtimit të HEC-eve e ka përmbysur situatën energjitike të Shqipërisë. Shqipëria prej 2 vitesh prodhon 2 miliardë kilovat orë më shumë se konsumi. Në vend që këto tu kthehen bizneseve, në vend se t’ju kthehen ju, ato shfrytëzohen, vidhen nga dyshja Rama-Balluku.

Po si vidhen do thoni ju? Ua them unë ju. Çfarë bëjnë këta hajdutë? Gjithë verën, në kundërshti me ligjin e digave, zbrazin digat, ua shesin me çmim badihava me çmim 20-30 euro sekserëve të tyre. Këta i shesin ën bursë me 180-200 euro kilovatin, dhe natyrisht ato janë paratë e Ramës dhe të Belindës, dhe thërrime për sekserët e tyre. Këtë ka dy vite që e bën. Asnjëri prej jush, asnjë shqiptar, nuk gëzon asgjë nga kjo pasuri e madhe publike që kemi.

Sa është kostoja do thoni ju e prodhimit të energjisë. 0.9 lekë, mbajeni mend. E shisnim me 7 lekë tek ju, nuk kishte asnjë problem. Natyrisht, 0.9 lekë është prodhimi, shkon duke u rritur nga ndërmarrja në ndërmarrje. Këta e kaluan në 95 lekë, dhe tek bizneset 220 lekë. Pra, duhet t’i japim fund kësaj, duhet të vcotojmë ndryshimin. Ndryshimi ëstë në duart tuaja!

Miqtë e mi!

Mendoni pak këto 8 vite, çfarë ndryshimi ka pësuar kyrreth i mrekullueshëm. Janë shtruar këto kalldrëme, por është prishur një shesh i ndërtuar me një planimetri të shkëlqyer. Është përfunduar Berat-Lushnjë, e cila i shte në përfundim. Po tjerat, sa erdhën deklaruan se nuk merremi ne me boshtin e jugut. Do të ndërtojmë rrugën Berat-Këlcyrë. Fund i fundit, thashë me mendjen time, po mirë le ta ndërtojnë, se dhe ajo është për t’u ndërtuar, dhe ka taban shumë të mirë.

Më thoni pak, sa kilometra kanë ecur në atë rrugë? Zero! Më thoni pak, sa kilometra rrugë kanë ecur në fshatra? Zero! Po Berati ka potenciale të jashtëzakonshme, ua them unë. Prodhimet, ndër më cilësoret. Plantacionet e pemëve në Berat, kanë frutat ndër më cilësoret në Shqipëri dhe në Europë. Ku janë? Priten, nuk ka kush i vjel, nuk ka shërbime, shkatërruan çdo gjë.

Kosova subvencionon 400 euro për hektarë të grurit. 1000 euro për hektarë serra. Kurse këta japin 48 euro, nga të cilat, 45 i vjedhin vet me nëpunësit e tyre, dhe fermerit 3 euro. A ka braktisje më të madhe? A ka përqeshje më të madhe se kjo? Unë ju garantoj ju se vërtët këto janë zgjedhje lokale, por pas fitores në Berat dhe në Shqipëri, absolutisht ua thashë dje në Kukës, po e them dhe këtu se jam rrëzë fshatit të tij në Shpirag, se aty e ka fshtin, por atë e mohon ai, se është nga Mbreshtani, një fshat i mrekullueshëm, dhe i përshëndes banorët e tij.

Aty i thonë : “gusht e gunë”, se është zonë barinjsh, zonë kullotash, dhe unë i them, Edvin edhe pushteti yt gusht dhe vija. Ndaj edhe ndryshimi nuk është vetëm për qeveritarët vendorë. Jo, jo. Ndryshimi është për të larguar këta hajdutë të pamëshirë që po shpopullojnë vendin, po mjerojnë shqiptarët të cilët jetojnë në një vend me pasuri përrallore.

Po pse u ngjitëm ne në 2013, me rrogat më të larta në rajon? E bëmë, na ranë nga qielli ato? Jo, jo, sepse Shqipëria është vendi më i pasur i rajonit. Të pasur si Shqipëria, rrallë mund të gjesh vend tjetër mbi tokë me pasuritë e saj, dhe se shqiptarët e meritojnë të jenë në krye të rrogave. Dhe i garantoj ata, se do jetë gara jonë për rrogat më të larta në të gjithë gadishullin e Ballkanit.

Miqtë e mi!

Shumë kanë ikur. Të gjithë ata janë një detyrim madhor për secilin prej nesh. T’u bëjmë thirrje kudo që janë, të vijnë të votojnë ndryshimin, të votojnë Zija Ismailin më 14 maj. Por, detyrimi ynë është gjithashtu, për të votuar për ta në kuptimin që çdo qytetar i këtij rrethi, të vijë atë ditë të votojë. Edhe ata që janë zemërthyer, të dëshpëruar, ata të cilët nuk kanë votuar ndoshta ndonjëherë.

Kurrë nga ’92 deri më sot, Berati dhe Shqipëria nuk kanë patur nevojë jetike sa kanë sot nevojë për votën e shqiptarëve, votën e ndryshimit.

Rroftë Berati, rroftë Shqipëria!

Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply