Foto/ Kryetari i Alibeajt, valle dhe fushatë për kandidatin e PS në Librazhd

Bashkëpunimi Rama-Alibeaj nuk është vetëm në fushën e politikës dhe biznesit por dashuria shfaqet dhe në forma të tjera të ndryshme. Sot kryetari i grupit Alibeaj në Librazhd së bashku me kandidatin  e PS në bashkinë Librazhd kanë zgjedhur ta tregojnë bashkëpunimin me festë dhe këngë .

Bujar Vreto si një mbështetës i flaktë i kandidatit të PS, Mariglen Disha sot kanë shprehur dashurinë e madhe që kanë për njëri tjetrin pasi synimi është i njëjtë të shkatërrojnë opozitën dhe t’i zgjasin jetën pushtetit të korruptuar.

Për cilindo që ka dyshime analistë e gazetar por edhe qytetarë të thjeshtë se Alibeaj dhe Rama janë bashkë mjafton të shohin bashkëpunimin e tyre në rrethe dhe do të binden plotësisht se qëllimi dhe synimi është i njëjtë, të shkatërrojnë Shqipërinë.

About Redaksia

Check Also

“Çfarë po bën administrata në përgjigje të trafikut të drogës që nxitet nga Rama”/ Kongresmeni amerikan me zëvendësin e Rubios

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit ngriti sot ne Kongres shqetësimin e narko-shtetit shqiptar, duke theksuar se …

Leave a Reply