Berisha: Votoni Miftar Dautin! Ndryshimi është shpëtimi i Hasit, ndryshimi është shpëtimi i Shqipërisë!

Në Has, kryetari i PD, Sali Berisha kërkoi votat për kandidatin e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Miftar Dauti. Berisha tha në fjalën e tij para mbështetësve dhe qytetarëve se ndryshimi në 14 Maj është shpëtimi i Hasit. Vota për ndryshim, tha Berisha, është votë për shpëtimin e Shqipërisë.

“Edi Rama është treguar një armik i kombit shqiptar sepse ai me politikat që ka ndjekur, me rikthimin e tiranisë së varfërisë gjatë këtyre tetë viteve, me masat të tjera shtrënguese, nga arrestimet masive për energjinë elektrike dhe ujin, me shkatërrimin e dhjetëra-mijëra bizneseve, ka detyruar mbi 1 milion shqiptarë të braktisin Shqipërinë. Ai ka kryer gjenocid të vërtetë ndaj kombit shqiptar. Koha për të ka kohë që ka përfunduar.

Ndaj dhe me 14 maj, të gjithë hasjanët në këtë rreth dhe kudo që ndodhen, u bëj thirrje të vijnë dhe të votojnë ndryshimin, të votojnë Miftar Dautin. I garantoj se duke votuar Miftar Dautin, kanë votuar shpresën për veten e tyre, kanë votuar shpresën për fëmijët e tyre, kanë votuar rikthimin e Hasit dhe të Shqipërisë në rrugën që meritojnë.

Në tetë vite, 70 deri në 90 përqind e të gjithë investimeve në punë publike janë vjedhur nga Edi Rama dhe qeveritarët e tij. Kanë ndërtuar rrugë në fushë me dyfishin e çmimit me të cilin është hapur tuneli i Elbasanit. Kanë ndërtuar rrugë në fushë me 10 deri në 12 herë sa ndërtohet në Gjermani rruga në fushë. Ndërton shkolla me 7 milionë euro, të gjitha djersë e juaj, të gjitha paratë tuaja. Dhe pastaj, kur fëmijët tuaj ikin, çfarë u thotë? U thotë se do marrim nga Bangladeshi. A ka më antishqiptar se ky? Unë nuk jam racist, por ne kemi detyrim të mbajmë këtu të rinjtë tanë. Por ata ikin dhe vetëm ikin. Kurse ky thotë se do marrim nga ata, se nuk votojnë.

Ndaj ftoj çdo hasjan që me 14 maj ta ndëshkojmë me votë. Ftoj nënat, motrat dhe vajzat e Hasit për të marrë këtë fushatë në dorë. U them atyre se fajtor kryesor për problemet e mëdha të jetës së tyre të përditshme, për vështirësitë ekonomike, për brengën dhe mallin për fëmijët që nuk i kanë këtu, për të gjitha këto është Edi Rama. Është ai që kërkon të shpërbëjë familjen shqiptare, ta emërojë nënën e babën me numër. Ndaj dhe me datën 14 maj, të votojmë ndryshimin. Ndryshimi është shpëtimi i Hasit, ndryshimi është shpëtimi i Shqipërisë”, tha kreu i PD.

About Redaksia

Check Also

Berisha paralajmëron Ramën me një fund të ngjashëm si të Asad

Kam kënaqësinë që të takoj sonte trupën elektorale të PD-së për kryeqytetin e Shqipërisë, për …

Leave a Reply