Këlliçi zbulon fabrikën e paligjshme për prodhimin e asfaltit elektoral, kallëzon Veliajn

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, zbuloi sot para mediave dhe publikut një fabrikë të paligjshme të prodhimit te asfaltit elektoral, në zonën e Krrabës.
Fabrika nuk ka leje, as mjedisore as ndërtimi, dhe as për zhvillimin e aktivitetit.
Kelliçi e ka quajtur shkelje të rëndë te ligjit dhe ka lajmëruar policinë e Tiranës. Po ashtu, ekipi i tij ka bërë gati kallezimin penal që do të dorëzohet në Prokurori.
Kandidati i Opozitës tha se përveçse pa leje, fabrika po ashtu kryen evazion fiskal.
Kelliçi u shpreh se do të mbajnë përgjegjesi para ligjit për këtë shkelje nga Veliaj e deri tek specialisti i fundit përgjegjës.
Ai tha se kjo fabrikë po ashtu ka demtuar shumë ambjentin dhe ajrin duke prodhuar një ndotje alarmante.
Këlliçi tha se këtu në hartë ekziston pyll me pemë, por në realitet është një fabrikë pa leje e cila monitorohet nga një prej drejtorëve të bashkisë, Herion Rrapaj.
“Ndodhemi në kryeqytetin europian të rinisë. Kemi ardhur me të rinjtë e forumit rinor, kemi ardhur ti themi ndal korrupsionit. Po presim patrullën e policisë e cila nuk po vjen. I bëj thirrje SPAK ti bëjë një vizitë kompanive që kanë shtruar rruigët e Tiranës këto 3 muaj, të verifikojnë faturat.
Kjo është një aferë e kapur sërish në flagrancë.
Ndertimi, pa leje ndërtimi dhe pa leje mjedisore. Ju lutem sic denoncohen ndertimet pa leje ne Tiranë po e bëj edhe unë një denoncim. Ne do te qëndrojmë këtu. Kam prishur gjithë axhendën ditore elektorale. Do të qëndroj këtu me këta të rinj te forumit rinor. Edhe këta nuk kanë kod etike kur vjen puna në luftën kundër korrupsionit. Jemi të vendosur të mbrojmë taksat e qytetarëve. Për skeptikët do tna duhet të presim pak të shohim sjelljen e policisë së shtetit me ne.
Jam cdo dite ne zona te ndryshme te qytetit. Na Zallbastar, nje zoteri ishte arrestuar per 5 ditë, sepse kishte hapur dritaren e shtëpisë së tij në Zall Bastar. Ndërkohë ja ku jemi këtu të presim policinë e shtetit, apo bashkinë Tiranë se çfarë përgjigjje do të japin për këtë rast flagrant. Në janar kur denoncova ndërtimin e rrugës ‘Xhon Belushi” ku e kemi dërguar edhe në SPAK, kanë kaluar 4 muaj ende asnjë informacion nga SPAK.
Kemi informacion që i gjithë ky proces monitorohet nga një prej drejtorëve të bashkisë, Herion Rrapaj, i cili është përgjegjësi kryesor për këtë proces që ndodh. Do i japim fund kësaj vjedhje që po ndodh në mes të qytetit”, u shpreh Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Veliaj i dha Ajolës rreth 97 mijë euro në vetëm 1 vit nga fondet e Bashkisë

Ola XAMA Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë Ajola Xoxa rezulton të jetë e punësuar …

Leave a Reply