Sergey Glazyev: “Rruga drejt multipolarizimit financiar do të jetë e gjatë dhe e vështirë”

Në një intervistë ekskluzive me “The Cradle”, strategu kryesor makroekonomik rus kritikon ngadalësinë e reformave financiare të Moskës dhe paralajmëron se nuk do të ketë një valutë të re globale pa Pekinin.

Selia e Komisionit Ekonomik Euraziatik (CEE) në Moskë, e lidhur me Bashkimin Ekonomik Euraziatik (EAEU), është padyshim një prej nyjeve kryesore të botës emergjente multipolare. Është këtu që jam pritur nga ministri i Integrimit dhe i Makroekonomisë Sergey Glazyev për një diskutim ekskluziv dhe të gjerë mbi gjeoekonominë e multipolaritetit. Glazyev është shoqëruar edhe nga këshilltari ekonomik kryesor i tij Dmitry Mityaev, që është edhe sekretari i Këshillit Shkencor dhe Tekonologjik të Komisionit Ekonomik Euraziatik (CEE). EAEU dhe CEE janë formuar nga Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizistani dhe Armenia. Aktualisht grupi është i impenjuar në krijimin e një serie marrëveshjesh me kombe të tjera përgjatë një harku që shkon nga Azia perëndimore në Juglindjen aziatike. Biseda jonë ka qenë pa skenar të paracaktuar, fluide dhe drejt tek problemet. Fillimisht kisha propozuar disa pika diskutimi që vërtiteshin përreth diskutimeve midis EAEU dhe Kinës mbi projektimin e një valute të re të bazuar mbi arin/lëndët e para që vërtiteshin rreth dollarit amerikan dhe mbi atë sesi do të ishte realisht e mundur që EAEU, Organizata për Bashkëpunimin e Shanghait (SCO) dhe BRICS+ do të adoptonin të njëjtin model valute. Glazyev dhe Mityaev kanë qenë krejtësisht të ndershëm dhe kanë bërë edhe pyetje lidhur me Jugun e botës. Për sa çështjet politike jashtëzakonisht delikate duhet të mbesin të fshehëta, ajo që kanë thënë lidhur me rrugën drejt multipolarizmit ka qenë mjaft zhgënjyese; në realitet janë bazuar mbi realpolitikën. Glazyev ka nënvizuar se CEE nuk mund t’ju kërkojë shteteve anëtare të adoptojnë politika specifike ekonomike. Ka pasur vërtet propozime serioze mbi projektimin e një monedhe të re, por vendimi final u takon liderëve të 5 anëtarëve të përhershëm. Kjo implikon një vullnet politik që në fund do të projektohet nga Rusia, përgjegjëse e mbi 80% të tregëtisë së EAEU. Është krejtësisht e mundur që një shtytje e rinovuar mund të vijë pas vizitës së presidentit Xi Jinping në Moskë – e mbajtur më 21 mars – ku janë mbajtur biseda të thelluara strategjike me presidentin rus Vladimir Putin.

Lidhur me luftën në Ukrainë, Glazyev ka nënvizuar se në gjendjen aktuale Kina po fiton ndjeshëm, pasi ekonomia e saj nuk është e sanksionuar – të paktën jo akoma – nga Shtetet e Bashkuara /Bashkimi Europian dhe Pekini po blen naftë dhe gaz rus me çmime fuqimisht të lira. Fondet që rusët po humbasin në terma të shitjes së energjisë ndaj Bashkimit Europian duhet të kompensohen nga gazsjellësi i propozuar Power of Siberia II që do të shkojë nga Rusia në Kinë, nëpërmjet Mongolisë, por do të duhen akoma disa vite. Glazyev e ka skicuar mundësinë që një debat i ngjashëm mbi një valutë të re të zhvillohet brenda Shanghai Cooperation Organization (SCO), por këtu pengesat mund të jenë akoma më të forta. Edhe një herë akoma, kjo do të varet nga vullneti politik, në këtë rast të Rusisë dhe Kinës: një vendim i përbashkët i Xi dhe Putin, me kontributin vendimtar të Indisë – dhe doradorës që Irani do të bëhet anëtar me titull të plotë – edhe të një Teherani të pasur me energji. Ajo që është realiste të bëhet sot është rritja e tregëtisë bilaterale në valutat respektive, si në rastet Rusi – Kinë, Rusi – Indi, Iran – Indi, Rusi – Iran dhe Kinë – Iran. Në thelb, Glazyev nuk sheh që Rusia e sanksionuar rëndshëm të marrë një rol lidershipi në krijimin e një sistemi të ri financiar global. Në fakt, kjo mund të bjerë mbi Global Security Initiative e propozuar nga Kina. Ndarja në dy blloqe duket e pashmangshme: zona e dollarizuar – me eurozonën e inkorporuar – në kontrast me shumicën e Jugut të botës me një sistem të ri financiar dhe një valutë të re tregëtare për tregëtinë ndërkombëtare. Në nivel kombëtar, vendet e veçanta do të vazhdojnë të bëjnë afera në valutat e tyre kombëtare.

Rruga për “de-offshorizimin

Glazyev ka qenë gjithmonë një kritik i ashpër i Bankës Qendrore Ruse dhe ka shprehur dyshimet e tij, duke i bërë jehonë në librin e tij Lufta e fundit botërore. Nuk resht kurrë si nënvizuari se logjika amerikane është ajo e dëmtimit të ekonomisë ruse në të gjitha frontet, ndërsa motivacionet e Bankës Qendrore Ruse zakonisht ngrenë “pikëpyetje serioze”. Ka thënë se Putinit i janë dërguar disa propozime të detajuara për ta riorientuar Bankën Qendrore Ruse, por nuk ka pasur asnjë ndjekje. Ka evokuar edhe temën shumë delikate të korrupsionit qp përfshin oligarkët kyç, që për arësye të pathëna nuk janë vënë menjanë nga ana e Kremlinit. Për vite me radhë Glazyev kishte paralajmëruar se ishte imperativ për Moskën t’i shiste aktivitetet në valutë të huaj të ndodhur në Shtetet e Bashkuara, Britani të Madhe, Francë, Gjermani dhe vendeve të tjera që në vijim kanë përfunduar për t’i vendosur sanksione kundër Rusisë. Këto të mira do të duhej të zëvendësoheshin nga investime në ar dhe në metale të tjera të pmuara; rezerva lëndësh të para tejet likuide; në tituj të shteteve anëtare të EAEU, SCO e BRICS dhe në kapitalin e organizatave ndërkombëtare me pjesëmarrje ruse, si Eurasian Development Bank, CIS Interstate Bank e BRICS Development Bank.

Duket të paktën se tani Kremlini është plotësisht i vetëdijshëm për rëndësinë e shtimit të infrastrukturave për të mbështetur eksportet ruse. Kjo përfshin krijimin e tregjeve ndërkombëtare të shkëmbimeve tregëtare për mallrat parësore ruse brenda juridiksionit ruse dhe në rubla dhe krijimin e rrjeteve ndërkombëtare të shitjes dhe asistencës me vlerë të lartë të shtuar. Për Rusinë, pohon Glazyev, sfida kryesore në fushën e politikës monetare dhe asaj të modernizimit të kreditit dhe për të parandaluar impaktin negativ të burimeve financiare të huaja, çelësi është monedhizimi i brendshëm – “përfshi ekspansionin e rifinancimit afatgjatë dhe afatmesëm të bankave tregëtare kundër obligimeve të bizneseve manifaturiste dhe të enteve qeveritare të autorizuara. Veç kësaj është e këshillueshme të zëvendësohen sistematikisht huatë e huaja të bankave dhe kompanive të kontrolluara nga shteti me burime krediti kombëtar”. Pra rruga imperative për Rusinë, tani në veprim, është “de-offshorizimi”. Gjë që nënkupton në thelb të çlirohen nga një “varësi superkritike të kontureve të riprodhimit nga institucionet ligjore dhe financiare anglosaksone”, gjë që sjell “humbje sistematike të sistemit financiar rus vetëm mbi diferencën e nxjerrjes së fitimit midis kapitalit të marrë hua dhe atij të vendosur“.

Ajo që Glazyev ka nënvizuar në mënyrë të përsëritur është se derikur nuk do të ketë asnjë reformë të Bankës Qendrore Ruse, çdo diskutim serioz mbi një valutë të re të adoptuar nga Jugu i botës do t’i duhet të kalojë vështirësi të pakalueshme. Kinezët, fuqimisht të ndërlidhur me sistemin financiar global, mund të fillojnë të kenë ide të reja tani që Xi Jinping, verbalisht dhe pa precedencë, e ka quajtur luftën hibride të provokuar nga Shtetet e Bashkuara kundër Kinës për atë që është dhe ka bërë emra: është një operacion amerikan. Ajo që duket se është shumë e qartë është se rrugëtimi drejt një sistemi të ri financiar të projektuar thelbësisht nga Rusia – Kina dhe i adpotuar nga zona të gjera të Jugut të botës, do të mbesë gjatë, i vështirë dhe jashtëzakonisht impenjues. Diskutimet brenda EAEU dhe me kinezët mund të shtrihen tek SCO dhe deri tek BRICS+.

Por gjithçka do të varet nga vullneti politik dhe nga kapitali e përdorur bashkërisht nga partneriteti strategjik Rusi – Kinë. Ja pse vizita e Xi në Moskë ka qenë kaq vendimtare. Lidershipi si i Moskës, ashtu edhe i Pekinit, në sinkron, duket tashmë se është plotësisht e vetëdijshme për luftën hibride në dy fronte e hedhur në fushë nga Uashingtoni. Kjo nënkupton se partneriteti i tyre strategjik paritar – anatema finale e perandorisë e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara – mund të prosperojë vetëm nëse të dy vendet implementojnë bashkërisht një seri të plotë masash: nga rastet e soft power tek thellimi i tregëtisë dhe i tregëtisë në valutat respektive, një kosh valutash dhe një valutë të re rezervë që nuk pengohet nga ai sistem i Bretton Woods që legjitimon kapitalizmin financiar perëndimor.

(nga The Cradle)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …

Leave a Reply