Video/ Gazetarët e pyesin për aferën e inceneratorëve, Veliaj braktis konferencën

Erion Veliaj refuzon t’i përgjigjet gazetarëve mbi hetimet e SPAK për inceneratorin e Tiranës dhe provat e reja për lidhjet e mafies së inceneratorëve me NDRAGHETA-n. I pyetur nga gazetarët për këto hetime dhe kontaktet e NDRAGHETA-s në Bashkinë e Tiranës, Veliaj iu hakërrye gazetares se nuk ishte prokurore dhe braktisi konferencën. Nga dyert e SPAK, Veliaj gënjeu publikisht, se gjykata kishte urdhëruar që Berisha të paraqitej me detyrim në seancën e radhës gjyqësore. /SYRI TV

Erion Veliaj, i akuzuar si personi kyç për aferën e inceneratorit të Tiranës, ku në ditët e fundit ka dalë në skenë edhe përfshirja e një ndër mafieve më të rrezikshme në botë, NDRAGHETA, refuzon të sqarojë përfshirjen në këtë aferë, hetimet që po zhvillohen dhe provat e reja për kontaktet e NDRAGHETA-s në Bashkinë e Tiranës.

Teksa u shfaq para dyerve të SPAK për të bërë shoun e radhës me padi, për të mbuluar denoncimet për lidhjet e tij me gardën revolucionare të Iranit, Veliaj refuzoi t’i përgjigjet pyetjeve të gazetares Klodiana Lala, e në insistimin e saj, zgjodhi të braktisë edhe konferencën.

Erion Veliaj, pas padisë ndaj gazetarit Bledian Koka dhe emisionit ‘Piranja’ që publikuan dëshminë e biznesmenit italian Gabriele Tarroni Longinotti, ku tregohej roli i Veliajt në këtë aferë, bëri një tjetër padi ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha. E teksa zgjodhi të bënte shou elektoral në dyert e SPAK, duke përdorur Gjykatën e Posaçme, lëshoi një tjetër mashtrim, për shoqërimin me polici të Berishës në seancë.

Ndërsa refuzon të përgjigjet pyetjeve për lidhjet e tij me Iranin si dhe për hetimet për lidhjen e mafies së inceneratorëve me mafien NDRAGHETA, Veliaj nuk heziton të gënjejë publikisht për procedurën e ndjekur nga gjykata, që në rastin konkret vendosi që të njoftojë kryedemokratin Berisha për procesin që po zhvillohet, e në asnjë moment nuk u vendos për gënjeshtrën e Erion Veliajt, se Sali Berisha do të shoqërohet nga policia.

Por duket se gënjeshtra e Veliajt ishte një lëvizje elektorale, në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit, e ajo do të zbulohet pas kësaj date, pasi seanca e radhës u vendos më 19 maj, ku mashtrimeve të kryebashkiakut të Tiranës, do t’i shtohet edhe ky keqpërdorim i emrit të drejtësisë për benefite politike.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply