Ina Zhupa: PS forcë e tretë në Sarandë, Balluku nis presionet

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha sot në një intervistë për “News 24” se tre ministra të qeverisë kanë zbarkuar së fundmi në Sarandë pas sondazheve që e nxjerrin PS-në humbëse në këtë bashki.

Sipas saj, përveç Blendi Klosit, që është i deleguar i PS-së, së fundmi po bëjnë fushatë edhe Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro.

Rama i bëri thirrje Gjergj Mërkurit, kandidatit të pavarur, të tërhiqej nga gara. Keni një koment me këtë kërkesë të Ramës?

Rama vërtetoi atë që kam thënë para disa ditësh që jo vetëm do të humbë në Sarandë, por PS rrezikon të dalë forcë e tretë. Kandidati i pavarur i socialistëve të vërtetë do të dalë forcë e dytë në Sarandë. Sondazhet e Ramës konfirmojnë atë që kam thënë pak javë më parë. Realiteti është i hidhur në Sarandë, nuk pranojnë dot një njeri të importuar që nuk e njeh qytetin. Një nga planet më makabre nëse do të fitojë kandidati i PS-së Olti Çaçi është zhvendosja e varrezave të qytetit për t’ia lënë atë tokë oligarkëve për ndërtim. Socialistët nuk e pranojnë këtë kandidat. Mërkuri ka qenë kryetar i PS-së në Sarandë, ka punuar me mish e me shpirt për socialistët. Rama në Sarandë nuk tha asnjë fjalë të keqe as për kandidatin tonë, as për të pavarurin, por vetëm u përgjërua.

Si po shkon fushata, ndodhet Balluku në Sarandë?

Gjithë mekanizmat shtetërorë janë përqendruar në Sarandë. Balluku ka zero lidhje origjine, apo familjare me Sarandën, Konispolin apo Finiqin. Ajo është drejtuese politike në Dibër dhe vjen e bën fushatë në Sarandë vetëm e vetëm se u kanë dalë humbës kandidatët e tyre. Vjen këtu që të lërojë thesin e mashtrimeve dhe duke qenë se është me shumë poste, ofron poste por edhe kërcënon që punonjësit të bëhen kamikazë të PS-së për fitoren e Olti Çaçit.

Po Klosi është prezent?

Ata janë të gjithë prezentë. Sot kishte ardhur edhe Kumbaro. Jo një ministre të sjellin, por gjithë qeverinë ta sjellin, ta harrojnë se do ta fitojnë Sarandën, Konispolin apo Finiqin. Në Delvinë kanë sjellë policinë e shtetit dhe bëjnë presion për kushëririn e Ardi Veliut. Ata edhe gjithë policinë të sjellin atje, Delvinën nuk e marrin dot. Janë llogari të bëra vetëm me idenë që presioni i pushtetit do ti trembë njerëzit. Vota këtë herë do të jetë votë referendumi, kundër vjedhjes, keqqeverisjes. Kandidatët e PS-së, janë kukulla si rrjedhojë e klaneve të ndryshme brenda PS-së.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply