Berisha në Kavajë: Programi i kandidatëve të bodrumeve është për Edi Ramën dhe xhepat e tyre

Kryetari i PD, Sali Berisha ishte sot pasdite në Kavajë për të mbyllur fushatën zgjedhore. Berisha u kërkoi qytetarëcve të Kavajës që të votojnë Fisnik Qosen. Ai tha se, Kavaja do të qëndrojë në krye të fitores edhe kundër këtij monizmit të ri.
“Ju sjell përshëndetjet e demokratëve shqiptarë nga jugu në veri dhe përcjell këtu mesazhin e fitores, fitores së thellë, përcjell nga Kavaja, djepi i demokracisë, djepi i ndryshimit, fitoren e 14 majit, fitoren e Fisnik Qoses, fitoren e qytetarëve të Kavajës dhe qytetarëve shqiptarë.
Kavaja nuk mashtrohet, ky qytet ka marrë vendimin përfundimtar, të votojë ndryshimin, të shpëtojë Kavajën nga kthetrat e mafies më të rrezikshme që ka njohur vendi në këto 30 vite.
Kavaja ishte e para, që u çlirua me gjakun e Josif Budës, heroizmin, trimërinë e burrave dhe grave të saj në vitin 1991. Kavaja do të qëndrojë në krye të fitores edhe kundër këtij monizmit të ri.
Tradita juaj më e shkëlqyer është liria. Ju jeni faktuar si njerëz me ideale, me vlera, me besime të palëkundura.
Sot Shqipëria është në njërin prej pushtimeve më të egra. Pushtues janë edhe ata që shkelmojnë mbi vlerat, mbi liritë dhe të drejtat e qytetarëve të tyre, ata që plaçkisin qytetarët e tyre.
Askush gjer më sot në historinë e këtij vendi nuk ka plaçkitur më shumë se regjimi i Edi Ramës, regjim që ka grumbulluar të gjitha pushtetet në duart e tij.
Në këtë fushatë, ne bëmë gjithçka të rivendosim qytetarin në piedestalin e nderit që meriton. Kandidatët tanë janë të votuarit tuaj. Fisnik Qosja është i votuari juaj!
Me muaj të tërë, Fisniku dhe të gjithë kandidatët e primareve kanë trokitur derë më derë, kanë takuar qytetarët, kanë hartuar programe, janë përpjekur me mendimin më të mirë t’i japin përgjigjen problemeve të qytetarëve.
Krahas tyre ju keni parë rivalet e tyre që fshihen si miu ndaj qytetarëve, të cilët nuk vijnë dot këtu apo në studio televizive të debatojnë, të paraqesin alternativën, të dëshmojnë se çfarë do bëjnë për ju në katër vitet që vijnë dhe se çfarë bënë katër vitet që shkuan.
Programi i tyre është për Edi Ramën dhe xhepat e tyre.
Edi Rama nuk vjen dot të dalë para jush, së bashku me mua, sepse ka tetë vite, e nisi karrierën pasi u akuzua nga OSBE se u ka vjedhur shqiptarëve 200 milionë euro dhe nuk e kundërshtoi dot. Vazhdoi i pangopur të firmosë 420 milionë euro djegësat që nuk ekzistojnë kurrë.
Vazhdoi i pangopur të rrënojë portin e Durrësit. Vazhdoi i pangopur të udhëtojë me avion në dispozicion me dhomë gjumi dhe të shpenzojë 22 milionë euro”, u shpreh Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Gazetarja denoncon skandalin tjetër/Drejtorët i dhanë vetes tenderin për prishjen e 22 pallateve

Ola Xama ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli …

Leave a Reply