PD Sarandë denoncon terrorin nga bandat: Eksponentë të PS ofrojnë para për vota!

Kryetarja e Partisë Demokratike, në Sarandë, Manjola Nikollo ka denoncuar se drejtues të Partisë Socialiste në bashkëpunim me bandat kriminale po terrorizojnë banorët e këtij qyteti për votat. Ajo i kërkon urgjentisht organeve të drejtësisë të marrin masa urgjente për të ndaluar blerjen dhe marrjen e votave forcërisht.

Bandat kriminale kanë zbarkuar në Sarandë dhe po shantazhojë qindra qytetarët përmes terrorit për blerjen të votave.

Denoncimi është bërë nga kryetarja e degës së PD, në Sarandë, Manjola Nikollo.

Sipas saj, drejtues të Partisë Socialiste të Sarandës kanë nxjerrë persona në terren për të ofruar para në këmbin të votave si dhe kanë nisur mbledhjen e kartave të identiteti.

Ajo u bën thirrje organeve të drejtësisë të marrin masa urgjentisht.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply