Boçi: Kjo është mundësia e fundit për Elbasanin që të nisë një rrugëtim të ri

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka takuar banorët e fshatit Shilbater, ku është njohur më nga afër me problemet e tyre, që kryesisht kanë të bëjnë me bujqësinë dhe blegtorinë.

Teksa poston pamjet e takimi, Boçi thotë se në 14 maj është mundësia e fundit për Elbasanin që të nisë një rrugëtim të ri. Më 14 maj thekson Boçi, qytetarët do të firmosin ndryshimin.

“Shilbater, një tjetër fshat i Elbasanit që do t’i prijë ndryshimit këtë të dielë.

A kanë sot banorët kanale vaditëse? A kanë ata një treg të sigurt për produktet e tyre? A merr dikush subvencione?

Në 14 maj është mundësia e fundit për Elbasanin që të nisë një rrugëtim të ri, i cili ka në thelb interesin dhe nevojat e qytetarëve në fshat dhe qytet, dhe jo të një grupi njerëzish që kanë përfituar në këto 16 vite. Në 14 maj, ju firmosni ndryshimin”, shkruan Boçi.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply