Ish-kandidati i Alibeajt në garën për kreun e Bashkisë së Krujës, Sabah Sheta ka bërë thirrje për të votuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Agron Loka. Përmes një statusi në facebook, Sheta thotë se tërheqja e tij nga gara ka qenë për ti shërbyer bashkimit.
Statusi i plotë të Shetës
Të nderuar demokratë dhe qytetarë të bashkise Krujës!
Kur kanë mbetur 4 ditë nga dita kur duhet të shkojmë tek kutitë e votimit dhe zgjedhur qytetarin e parë të Bashkisë sonë, në këto orë të mbetura na duhet që të bëjmë të pamundurën që të nesërmen e 14 majit të festojmë fitoren. Duhet të ketë votë masive për PD nr 9 si dhe kandidatin Agron Loka. Tërheqja ime nga gara ishte si akt për t’i shërbyer bashkimit dhe fitores edhe pse kandidati i dal nga Primaret nuk erdhi të kandidojë nën logon e Partisë Demokratike!
Duke qenë se qëllimi i çdo demokrati dhe jo vetëm, por dhe qytetari te Krujes, Fush Krujes e me gjithe rrethinat është shporrja e Rilindjes nga institucioni Bashki dhe fitorja e opozitës, kërkoj edhe nga kandidati Agron Loka të bëj të njëjtën thirrje ndaj mbështetësve që në fletën e votimit të votohet logoja e Partisë Demokratike nr 9. Kjo është rruga e vetme e një bashkimi real mes demokratësh që do t’i shërbejë fitores.
Perpara me Partia Demokratike
Votoni nr 9 Partia Demokratike