Ramaj: Është momenti që Malësia e Madhe të shkëputet me votë nga regjimi

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Malësisë së Madhe, Isa Ramaj tha sot në takimin përmbyllës të fushatës elektorale se ka ardhur momenti që kjo krahinë të shkëputet me votë nga regjimi i Tiranës. Sipas tij, korrupsioni, hajnia dhe krimi po shpopullojnë vendin.

“Është një moment i rëndësishëm për të gjithë sepse po ndjekim një rrugë të re, një rrugë drejt ndryshimit dhe ngritjes së Malësisë sonë në ato nivele që e meriton. Për të arritur atë që dëshirojmë ne duhet të ndërmarrim hapa të mëdhenj dhe të guximshëm për ti dhënë zgjidhje shumë problemeve. Ne të gjithë bashkë kemi një sfidë, ti ndryshojmë faqen dhe ti japim drejtimin e duhur Malësisë së Madhe”, u shpreh Ramaj.

Sipas tij “Ne jemi të vendosur të krijojmë një shoqëri të barabartë. Për këtë arsye kemi hartuar një program elektoral të qartë për të zgjidhur sfidat e mëdha. Ky program nuk është një listë premtimesh, por një plan i detajuar për të arritur qëllimet tona. Ne jemi të gatshëm të punojmë fortë dhe të ndjekim këtë plan duke dëgjuar banorët. Qëllimi ynë është krijimi i një bashkie moderne me standarde evropiane për të përmirësuar jetën e banorëve në Malësinë e Madhe. qëllimi ynë është të ndjekim një qeverisje të ndershme dhe për të vënë interesat tuaja në krye të politikës. Ne synojmë zhvillimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e shërbimeve që ofron bashkia. Ka ardhur momenti që malësorët të vendosin me votë shkëputjen nga një regjim që po e shkatërron të ardhmen e fëmijëve tanë. Është momenti që malësorët të kuptojnë që nuk janë vetëm por kanë alternativën e ndryshimit. Gjithë kjo braktisje e vendit dhe shpopullim që flitet çdo ditë me më shumë nuk vjen nga fatkeqësitë natyrore dhe as nga lufta, por nga keqmenaxhimi, korrupsioni, hajnia dhe kriminaliteti””, u shpreh Ramaj.

About Redaksia

Check Also

Bufi i Roskovecit blen fuoristradë luksoze me paratë e taksapaguesve

Në çdo fundvit njësitë e qeverisjes vendore mbledhin këshillin bashkiak për të miratuar buxhetin e …

Leave a Reply