Berisha: Një libër që i frymëzon demokratët për një të ardhme edhe më të mirë!

Ditën e sotme në selinë e PD u organizua një takim mes anëtarëve të departamentit ‘Brain Gain’ dhe Kryetarit të PD, Sali Berisha.

Në aktivitetin e zhvilluar u fol për botimin e librit nga departamenti ‘Brain Gain’ dhe Ekselenca me titull “Libri i Punëve të mira të Partisë Demokratike”, ku do të shërbejë si një udhërrëfyes për demokratët dhe qytetarët shqiptarë.

Kryetari i PD, Sali Berisha e përgëzoi shumë këtë nismë të ndërmarrë nga ‘Brain Gain’ dhe Ekselenca, dhe tha, se ky libër do frymëzojë demokratët  dhe qytetarët për një të ardhme më të mirë.

“Është një dëshmi e pakundërshtueshme, se PD është një lokomotivë e reformave të tregut dhe demokratike, është një lokomotivë e proceseve integruese dhe një gardiane e vokacionit perëndimor të kombit shqiptar”, u shpreh lideri i opozitës gjatë fjalës së tij të mbajtur në takim.

Gjithashtu, Berisha theksoi se ky libër duhet shpërndarë sa më shumë për t’ju ardhur vazhdimisht në kujtesë njerëzve. “Harresa është sekreti i kujtesës”, u tha kryetari i PD, Sali Berisha.

FJALA E PLOTË

Së pari, dua të falënderoj me shumë mirënjohje Andin, drejtues të tjerë dhe anëtarë të këtij departamenti, i cili po flet me ide dhe me zbatimin e tyre. Ka arritur në një hark kohor relativisht të shkurtër të paraqesë veten ashtu siç i takon.

Departamenti i Ekselencave i materies më elitare në të gjitha veprimtaritë e organizuara deri më sot. Kam shumë mirënjohje gjithashtu për nismën e tyre personale, krejtësisht të tyre, për të publikuar këtë libër mbi punët e mira të PD.

E vërteta është se, tani kanë kaluar 32 vite dhe në vazhdim. Memorizimi i tyre pa asnjë dyshim ka një vlerë të madhe. Aq sa ka vlerë e shkuara për të projektuar të ardhmen. PD ka një trashëgimi me sukseset dhe të metat e veta, por ka një trashëgimi të jashtëzakonshme, pasi ajo mori vendim më të varfëruar, më hiperkolektivist të Europës dhe një nga tri vendet më të varfëra të botës, e nxori në grupin me të ardhura të mesme të larta, ç’ka përbënte arritjen epokale të këtij vendi. E anëtarësoi në NATO dhe arritje tjera.

Nuk dua që të ndalem në komente, por gjykoj se është një libër i jashtëzakonisht i çmuar. Është një libër i cili, përveçse do të shpërndahet, do të publikohet edhe në faqen e PD, dhe do të jetë disponibël për të gjithë ata që duan. Është një libër, i cili frymëzon demokratët për një të ardhme edhe më të mirë se kjo, për suksese edhe më të mëdha, sesa këto që kanë realizuar. Është një dëshmi e pakundërshtueshme, se PD është një lokomotivë e reformave të tregut dhe demokratike, është një lokomotivë e proceseve integruese dhe një gardiane e vokacionit perëndimor të kombit shqiptar. Një drejtim themelor që ka të bëjë me ekzistencën dhe të ardhmen e kombit tonë.

Jemi në prag të këtyre zgjedhjeve, natyrisht nuk mund të mos themi se këto 10 vite, po t’i karakterizojmë në rrafshin filozofik, kanë qenë vite të një kohe të ndaluar, në kuptimin e asaj që progresi, zhvillimi i Shqipërisë, avancimi i këtij procesi që është jetik për Shqipërinë, u ngadalësua në mënyrë të jashtëzakonshme, dhe njohu edhe prapa-kthehu.

Shqipëria, që në vitin 2013 ishte vendi me rrogat dhe pensionet më të larta në rajon, u katandis sërish në vendin më të varfër, me rrogat më të ulëta në rajon me vetëm 20% të qytetarëve të saj që marrin ndihmë ekonomike dhe janë në nevojë për ndihmë ekonomike.

Andi, unë do t’u gjej një studim tjetër. Është i grupit të Bostonit. Është një studim shumë interesat. Ky është një grup ekonomistësh të Universitetit të Bostonit, dhe që ka bërë një studim në vitin 2012 mbi shpërndarjen e të ardhurave në vendet e botës. Shqipëria, në atë studim, e cila ka jë parathënie nga Tony Blair, rezulton e katërta për mirë, ze vendin e katërt në botë për shpërndarjen e të ardhurave mirë. Brendia tregon që Shqipëria e arriti atë vend, sepse dyfishoi rrogat, pensionet, dhe sepse investoi në mënyrën më të fuqishme për rrugët dhe ato para iu shkonin komunitetee, ujësjellësa, dhe ato para shkonin për komunitetin, për shkollat, ato para shkonin për komunitetin.

E vërteta është të jemi realist. Në ato 4 vendet e para ishte Zvicra, por para nesh ishte edhe një vend në Afrikë. Por edhe ky është një mësim i madh, sepse nga njëra anë ne ndoqëm absolutisht reformat reganiane. Në kuptimin e vërtetë të fjalës ne aplikuam terapinë e shokut, ne vendosëm TVSH 12%, të dytën më të ulët në botë në vitet ’90-’96. U rikthyem në pushtet vendosëm taksën e sheshtë 10%, në një kohë kur Europa lavdëronte në qiell një taksë të sheshtë 16% e kishte Dzurinda, një konservator i vërtetë ai, kryeministër i Sllovakisë, kurse ne vendosëm taksën 10%.

Pra, ne këto reforma i kombinuam padiskutim me një përkujdesje shumë të veçantë, në mënyrë që të arhdurat të shpërndaheshin në interesin më të mirë të komunitetit. Nuk do zgjatem më shumë. Keni bërë një punë të shkëlqyer, jam shumë mirënjohës.

Ky libër duhet shpërndarë, dhe do ta shpërndajmë në të gjithë anëtarësinë, por edhe në shoqërinë shqiptare. Harresa është sekreti i kujtesës. Kështu që, njerëzit harrojnë, dhe është mirë që harrojnë, ndaj dhe ne i rikujtojmë.

Por nga ana tjetër, e mbyll duke ju përgëzuar shumë për zgjerimin dhe angazhimin e studentëve dhe specialistëve të shquar shqiptarë, vendi ka një nevojë jetike për një elitë të re, dhe kjo elitë faktikisht ekziston. Departamenti juaj ka një rol të rëndësishëm në këtë aspekt.

Shumë faleminderit dhe suksese!

About Redaksia

Check Also

15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave …

Leave a Reply