Partia Demokratike, përmes kryetares së Komisionit të Apelimit, Adriana Kalasë, ka kallëzuar në SPAK 8 zyrtarë apo ish-zyrtarë, mes të cilëve kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun aktual të Tiranës Erion Veliajn, për çështjen “Beketi”, dhe rrethanat e dëmit miliona eurosh shkaktuar shtetit shqiptar me mbylljen e Agon Channel.
Ajo i kërkon SPAK nisjen e hetimeve ndaj qeveritarëve në fjalë, për disa vepra penale si korrupsion, shpërdorim detyre, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, organizatë kriminale etj, teksa sqaron edhe rrethanat e çështjes.
Zyrtarja e PD-së bën të ditur edhe disa prova të reja që janë depozituar në këtë kallëzim.
Kalaja tha se Rama, Veliaj, Balluku, Ahmetaj e zyrtarë të tjerë janë ata që duhet të mbajnë përgjegjësi personale për 110 milionë euro shkaktuar shtetit, dhe jo taksapaguesit shqiptarë.