Arrestimi i Belerit, reagon Vangjel Dule: Një fenomen që ka lidhje vetëm me regjimet totalitare

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka reaguar në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

Mbrëmjen e djeshme, nga komisariati i Policisë Himarë, Dule i bëri thirrje edhe faktorit ndërkombëtar që të reagojë.

“Pas një jave delirimi, gjuhë urrejtje përçarje dhe stigmantizmi nga ana e Ramës kundër kandidatit bashkë fitojmë zotit Beleri me urdhër dhe porosi të tij forca policore, me të gjithë kuptimin e fjalës rrëmbyen dhe shoqëruan për në komisariatin e Vlorës zotin Beleri dhe avokatin e tij të cilët sapo kishin dalë nga një darkë. Është një akti i paprecedentë dhe i pashpjegueshëm.

Është një fenomen që ka lidhje vetëm me regjimet totalitare. Thirrja jonë është lirimi i menjëhershëm i zotit Bejleri, garantimi i procesit zgjedhor dhe heqja dorë nga zoti Rama nga intimnidimi i qytetarëve dhe nga përpjekja për te tjetërsuar vullnetin e qytetarit. Zoti Beleri duhet të lirohet menjëherë dhe të vazhdojë aktivitetin e tij si të gjithë kandidatët e tjerë. I drejtohem komunitetit ndërkombëtare të ndërhyrje që Beleri të lirohet dhe të vazhdojë aktivitetin e tij”, tha Dule.

About Redaksia

Check Also

Veliaj do rrisë barrën financiare të qytetarëve për menaxhimin e mbetjeve ndërsa inceneratori nuk ekziston

Deklarata e anëtarit të Këshillit bashkiak të Tiranës, Jonathan Pano: Të nderuar qytetarë të Tiranës, …

Leave a Reply