Arrestimi i kandidatit të opozitës, reagon PD Himarë: Degradoi frika e Ramës për humbjen në zgjedhje

Partia Demokratike, dega e Himarës, reagoi me anë të një postimi në Facebook se nuk do ta lejojnë terrorizmin, pas arrestimit të kandidatit Fredi Beleri të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kreun e kësaj bashkie.

“Terrorizmi nuk do të kalojë! Sot jemi të gjithë himariotë, sot jemi të gjithë Fredi Beleri”, thuhet në deklaratë.

Punët e natës i qeshë edhe i qanë dita.  Turpi i narko-shtetit dhe frika e humbjes në zgjedhje degradoi në arrestimin e kandidatit të aleancës “Bashke fitojmë”, z Fredi Beleri, në orët e natës. I bëjmë thirrje popullit të bashkisë Himarë, kudo që janë, se humbja do të jetë më e madhe për kandidatin e turpit të Ramës, Gjergji Goron. Himara më 14 maj voton ndryshimin”.

Dje, z. Fredi Beleri dha një intervistë në SYRI TV, ku deklaroi: Rama është i bindur për humbjen në Himarë, PS nuk ka as fletëpalosje, as program!

Fredi Beleri: “Unë prisja që kryeministri i vendit të sillej si kryeministri i të gjithë shqiptarëve dhe jo si kryetari i Partisë Socialiste! Edhe pse ne jemi në fushatë, para zgjedhjeve, besoj se i ka kaluar të gjitha caqet dhe për dy arsye: nga besimi i tij i plotë se Himara humbet, se në Himarë do të kemi ndryshim. Nga ana tjetër e kuptoi vonë zgjedhjen e tij, ja ku vjen me një njeri që në Himarë nuk ka afruar asgjë për himariotët, ka punuar vetëm për miqtë e tij partiakë dhe miqtë e tij biznesmenë.

Nuk i prisja tonet aq të ashpra, besoj se i ka ikur situata nga kontrolli. Një arsye tjetër është mungesa e programit. Në Himarë, tri ditë para zgjedhjeve nuk ka një fletëpalosje, nuk ka as poster të kandidatit, nuk ka një program se çfarë duhet të bëjë Partia Socialiste dhe z. Goro në katër vitet e ardhshme”.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: 7 raste konkrete se ku fshihen paratë publike të vjedhura të inceneratorit fantazmë të Tiranës

DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË NË PD, BELIND KËLLIÇI Të nderuar qytetarë, Jam sot …

Leave a Reply