Video/ Drejtoresha kërcen mbi tavolinë dhe u kërkon nxënësve të dalin në fushatë për Rakip Sulin!

Nuk kanë fund skandalet e qeverisë në prag të zgjedhjeve të 14 Majit, duke përdorur administratën dhe punonjësit e zyrave të shtetit në funksion të fushatës.

PS ka rekrutuar edhe mësues e drejtorë të shkollave për t’i shërbyer zgjedhjeve.

Skandali i radhës ka ndodhur në një shkollë në Paskuqan, ku drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit”, Lindita Murati, ka mbledhur nxënësit dhe maturantët e gjimnazit “Isa Boletini” në një festë ku bën edhe fushatë për Rakip Sulin. Festa ka qenë e organizuar nga kandidati i Edi Ramës.

Denoncimi ka mbërritur në redaksinë e Syri.net nga vetë maturantët.

Drejtoresha mban një fjalim politik dhe kërkon vota për Rakip Sulin.

Në videon e re të siguruar nga SYRI, shihet drejtoresha teksa kërcen mbi karrige.

About Redaksia

Check Also

KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

Dy kompanitë me kapital shtetëror në ushtri, Guna Tactical dhe KAYO kanë marrë deri më …

Leave a Reply