Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me lënien në burg të Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, duke e cilësuar këtë si një akt stalinist të Edi Ramës.
Reagimi i kreut të PD, Berisha
Akt stalinist i Edi Ramës.
Ai, për interesa të tij mafioze, urdhëron mbajtjen në burg të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ të rrëmbyer në mesnatë nga narkopolicia, Fredi Bejleri për të siguruar kështu vazhdimin e kontrollit të tij mafioz, të plotë mbi trojet dhe tokat e banorëve të Himarës.
Duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar policesk, ju bëj thirrje banorëve të Bashkisë Himarë, të dalin të gjithë në votime dhe të votojnë për mbrojtjen e pronave të tyre nga Edi Rama dhe banda e tij në bashkinë e Himarës.