Video/ “Na jep kartën ose të shembim shtëpinë”, drejtori i PS kërcënon të moshuarën

Presione, shantazhe dhe makinacione nga më të ndryshmet për të shantazhuar qytetarët një ditë para votimeve. Drejtorët e PS janë shpërndarë në terren dhe në mënyrë agresive kërkojnë vota.

Denoncimet ditën e sotme, zyrtarisht në heshtje zgjedhore sipas Kodit Zgjedhor, kanë qenë nga më të ndryshmet. I fundit vjen nga Bulqiza.

E moshuara Gjyle Krosi akuzon Klodian Reçin, drejtor i Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë se i ka marrë kartën e identitetit dhe ka kërcënuar me shembjen e shtëpisë nëse nuk voton.

“Ma kanë marrë kartën. Kur të vish te votat do të jap lek, më tha. Quhet Klodi, djali i Bilbil Reçit. I thashë që karta më duhet, por kur të vish te votat do të ta jap, tha. Ma shembin këtë (shtëpinë)”, thotë e moshuara në video.

About Redaksia

Check Also

Shkrirja e 15 bashkive akti më i turpshëm!/ Berisha nga Fieri: Bënë pazare gjithë ditën e në fund skuan e votuan me 85 vota

Prononcimi i Kryetarit të PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha Pyetje: Zoti Berisha, Reforma territoriale është …

Leave a Reply