Këlliçi denoncon shkeljet e qeverisë te vëzhguesit e KiE: Gara e pabarabartë. Do ruajmë votën!

Kandidati i koalicionit opozitar për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me ekipin e vëzhguesve të KiE, të cilët do të ndjekin nga pranë procesin zgjedhor në Shqipëri.

Detajet e takimit Këlliçi i ka ndarë përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetet sociale. Ai ka vënë në dijeni vëzhguesit me shkeljet ligjore dhe kushtetuese nga e qeverisë e cila e bëri garën e 14 Majit të pabarabartë.

Pavarësisht instrmenteve të përdorura nga qeveria, Këllicci ka garantuar delegacionin e KiE se opozita do të garantojë paprekshmërinë e votës.

Postimi

Prita sot delegacionin e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, që janë me mision vëzhgimi për zgjedhjet vendore, dhe ndava me ta disa shqetësime lidhur me gjithë instrumentat që ka përdorur qeveria për ta bërë këtë garë të pabarabartë, në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës.

Megjithatë, i sigurova përfaqësuesit se Opozita ka marrë të gjitha masat për të ruajtur votën dhe paprekshmërinë e saj.

Gjithashtu, i garantova se me kthimin e Opozitës në pushtetin vendor, në drejtimin e bashkive, do të rikthehet gjithashtu demokracia vendore, decentralizimi dhe ushtrimi i pushtetit të qytetarëve.

Kjo do të jetë një arritje e madhe për vendin, kur dihet se në 4 vitet e fundit, autonomia vendore, nuk ka ekzistuar, gjithë pushteti është centralizuar në një dorë, dhe qytetarët kanë qenë të papërfaqësuar dhe zëri i tyre nuk është dëgjuar.

About Redaksia

Check Also

VOA: Breshëri bombash molotov ndaj qeverisë dhe Bashkisë, Berisha kërkon qeveri teknike

Disa breshëri bombash molotov drejt selisë së Këshillit të Ministrave, kërkesa këmbëngulëse për largimin e …

Leave a Reply