I lig dhe i paditur!

Nga Elona CASLLI
Diku kam lexuar se karakteri i një njeriu nuk matet me dije, por me zemër. E ritheksoj këtë thënie sepse më duket skajshmërisht e vërtetë në kohët që jetojmë. Problemi thelbësor i njeriut Veliaj nuk është se është i paditur, por është i lig. Edhe një njeri me arsimim mininal, por me një zemër të mirë, do ta kishte administruar më mirë bashkinë e kryeqytetit se Erion Veliaj, pasi gabimet që bëhen nga padija nuk mund të jenë kurrë aq të rënda sa fajet e kryera nga ligësia.
Përveç ligësisë së skajshme, Veliaj karakterizohet edhe nga një mungesë e theksuar identiteti. I paaftë për ta pranuar veten siç është dhe i etur për ta paraqitur veten siç nuk është, Veliaj shfaqet dendur si një kopje e keqe e Edi Ramës. Përpiqet të bëjë batuta të cilat dëshmojnë gjithmonë një shterpësi mendimi dhe formimi.
Shembull: Gocat shqiptare janë të ftillume. Çunat shqiptarë janë zdromsa.
Përpiqet të nënvizojë burrërinë e tij duke shpallur haptazi se zotëron ” testikuj imagjinarë prej hekuri”.
Përpiqet të serviret si prind i devotshëm duke pohuar në ligjëratë të drejtë se nuk e ka problem të pastrojë kakën e çunit për sa kohë pastron kakën e Tiranës.
Pushteti në duart e një individi të tillë është i rrezikshëm dhe sakatimi i Tiranës dhe plaçkitja e taksapaguesve shqiptarë për tetë vite e kanë dëshmuar qartë këtë fakt.
Nëse dija i vë kufij një njeriu të lig, padituria e shumëfishon ligësinë e tij. Padituria e bashkuar me ligësinë është një mallkim kombëtar që banorët e Tiranës e paguajnë që nga ajri që thithin e deri te taksat që paguajnë për shërbime që nuk i marrin.
Post Scriptum- Mos e mallko veten shqiptar! Mos e mallko të nesërmen!

About Redaksia

Check Also

Dokumentari i RAI3/ Krasta: Gjithçka thamë këto 12 vjet opozitarizëm, sot është konfirmuar!

Nga Adi KRASTA Ajo çfarë mësoi publiku italian dhe një pjesë e publikut shqiptar nga programi …

Leave a Reply