Spiunët nga qielli

Prapa dronëve në Ukrainë qëndron inteligjenca artificiale, çelësi i luftës së ardhshme. Investigim duke filluar nga një artikull i Eric Schmidt.

Eric Schmidt, menaxheri që e ka ngritur Google në yje, e ka drejtuar nga viti 2001 dhe i ka qëndruar në krye deri më 2017, sot është një tru që këshillon Pentagonin. Biri i ekonomistit Wilson Schmidt, në kapërcyellin e viteve ’60 e ka kaluar fëmijërinë në Bologna pasi i ati jepte mësim në Johns Hopkins, është diplomuar në Arkitekturë dhe Inxhinieri Elektornike, por në Berkeley ka zbuluar botën e softuerit. Më përpara se të linte frerët e Google-Alphabet, ka filluar të bashkëpunojë me administratën Obama për të kryesuar më pas Defense Innovation Advisory Board. Dy vite më parë, bashkë me Henry Kissinger dhe Daniel Huttenlocher, ka shkruar një libër lidhur me moshën e inteligjencës artificiale (“The Age of AI: And Our Human Future”). Në numrin e fundit të “Foreign Affairs” ka botuar një artikull të titulluar “Innovation Power” për të shpjeguar sesi dhe pse teknologjia do të përcaktojnë të ardhmen e gjepolitikës. Ja fjalët fillestare: “Kur forcat ruse marshuan mbi Kiev pak menduan se Ukraina do të mund të mbijetonte. Rusia kishte më shumë se dyfishin e ushtarëve. Bilanci ushtarak i saj ishte 10 herë më i madh. Komuniteti amerikan i inteligjencës vlerësonte se Kievi do të binte gjatë 1 apo 2 javëve më vonë”.

Në fakt ariu rus ka ngecur. Si ka mundësi që janë hedhur poshtë edhe bufat e CIA? Herozimi, sigurisht; motivacioni, nuk ka dyshim; dinakëria, edhe; dollarët, eurot, armët e NATO; krejtësisht e vërtetë. Ama ukrainasit po rezistojnë falë inteligjencës artificiale. Kjo luftë duket e luftuar si në shekullin e kaluar: llogoret, tanket, topat, bombat që dalin nga hiçi. Megjithatë protagonistët në terren janë satelitë, dronë, robotë, luftëtarët kibernetikë të udhëhequr nga mendja dixhitale. Stepat e qendrës së Europës, ultësirat e grurit të të pajisur me tulipanë të kuq sikur të ishin pika gjaku, janë laboratori i një konflikti të kryer me mjete të tjera, mjetet e reja që njerëzit po i eksperimentojnl për t’u shkatërruar reciprokisht dhe pas pak më shumë një viti, ai perëndimor i të cilit nga e djathta dhe nga e majta vazhdohet për t’u njoftuar perëndimi, është akoma në avantazh të qartë. Bllokimi i ChatGPT është një cedim ndaj armikut, hedh në diskutim Palantir, që ka mundësuar të goditen objektivat ruse, do të ishte një tradhëti.

“Menjëherë pas pushtimit – shpjegon Schmidt – qeveria ukrainase ka vendosur të gjithë të dhënat kritike të saj në re për të shpëtuar kështu informacionet edhe në rastin ku raketat ruse do të katandisnin në gërmadha zyrat e ministrive. Ministro i Transformimit Dixhital ka riorganizuar aplikimin e qeverisë në mënyrë të tillë që çdo qytetar të mund të ngarkonte foto dhe videë të njësive ushtarake armike. Me infrastrukturat e komunikimeve në rrezik, ukrainasit kanë përdorur satelitët Starlink dhe stacionet tokësore të Space X për të qëndruar të lidhur. Kur Rusia ka përdorur dronët iranianë, qeveria ukrainase ka blerë dronët e saj për të interceptuar sulmet armike, ndërsa ushtarët stërviteshin me armët e dhëna nga Perëndimi. Falë inteligjencës artificiale, forcat e armatosura kanë skanuar informacionet e inteligjencës për survejimin dhe njohjen e të dhënave”. Schmidt nuk jep ajme të rezervuara, por duke i vënë në rregull të gjitha, menaxheri na bën të kuptojmë se bëhet fjalë për një strategji të saktë falë të cilës është krijuar një barrierë në kuptimin e vërtetë të fjalës ose më mirë kurthi teknologjik ku ka rënë Vladimir Putini. Po, raketa hipersonike ruse ngjall frikë, por më pas nuk e centron objektivin. “Mad Vlad” mburret me arsenalin tij atomik taktik e strategjik, por ajo që vlen vërtet është vërtet mburoja yjore. Është misteri më i dendur, kushedi nëse Shtetet e Bashkuara që posedojnë më pak tesntata bërthamore se Rusia, kanë ende primatin e star war? Dhe në çfarë pike të ndjekjes frenetike të tyre kanë arritur kinezët?

Fusha e betejës në Ukrainë shtyn tek super kompjuterët, mikroprocesorë gjithnjë e më të fuqishëm, softuerë hiper të sofistikuar, por edhe luftëtarë të vegjël dixhitalë, relativisht me treg të mirë, të menaxhueshëm, të lehtë për t’u përdorur: dronët, protagonistë në qiell, në tokë dhe në det ku kanë arritur të godasin flotën e fuqishme ruse. Mikro dronë bëhen sytë dhe veshët e ushtarëve. Për ta çorientuar një avion – dron është lëvizur deri nga një MIG – 21. John Boyd, kolonel i Aeronautikës amerikane dhe strateg i Pentagonit, e quan strategjinë e re “laku OODA”, akronim për të Vërejtur, Orientuar, Vendosur, Vepruar. Nyja shtrëngohet përreth armikut falë inteligjencës artificiale me gjendje të zbatojë secilën prej katër aktiviteteve në mënyrë më të shpejtë e të saktë, pasi konflikti tashmë luftohet me ritmin e kompjuterëve, jo më me atë të njerëzve. Qenieve njerëzore u rezervohet vendimi final, përtej survejimit dhe komandimit të operacioneve. Ukraina demostron sesi do të bëhen luftërat: nga njerëz dhe makina që operojnë sëbashku. Algoritmet po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara deri sa të afohen me kapacitetet dhe prezantimet njerëzore. Me ardhjen e Inteligjencës së Përgjithshme Artificiale (IAG) edhe kjo do të jetë e mundur; për momentin nuk ka përpunues të shpejtë dhe të fuqishëm sa duhej, pritet ardhja e kompjuterëve kuantikë, një teknologji ende emergjente. Por qysh sot shfaqen probleme etike të thella dhe ligjore edhe në rast lufte, përveçse kur konflikti i armatosur maskohet si “operacion special” apo nuk bëhet fjalë për shfarosje barbare. Nevojitet të kryhet një etapë tjetër në rrugëtimin e nisur 4 shekuj më parë nga filozofi hollandez Hugo Groc (“De iure belli ac pacis” që e mbështet të drejtën ndërkombëtare të bazuar mbi të drejtën natyrale, është botuar në vitin 1625) dhe pikërisht Hollanda ka marrë detyrën ta hapë këtë kapitull i gjithi për të shkruar.

Më 15 dhe 17 shkurt është zhvilluar në Hagë, e organizuar nga qeveria hollandeze bashkë me atë të Koresë së Jugut, samiti REAIM (Responsible Artificial Intelligence in the Military). Në event kanë marrë pjesë delegatë nga 50 shtete, midis të cilëve Shtetet e Bashkuara dhe Kina, por nuk është ftuar Rusia. Qeveri dhe biznese private janë krahasuar me një të ardhshme që është tashmë e pranishme. CEO i amerikanes Palantir, të specializuar në teknologji të reja dhe në analizimin e big data, nuk e ka fshehur përfshirjen e kompanisë së tij në konfliktin në Ukrainë. “Jemi përgjegjës për pjesën më të madhe të sulmeve”, ka pranuar Alex Karp. Midis shërbimeve të biznesit të tij është mundësia për të analizuar lëvizjet satelitore dhe feed e mediave sociale për ta vizualizuar pozicionin e armikut, duke i mundësuar ushtrisë ukrainase të vendosë në shënjestër tanket dhe artilieri. Inteligjenca Artificiale arrin të përpunojë me shpejtësi një sasi të madhe të dhënash, duke shpejtuar manovrat dhe duke favorizuar një qasje armiqësore në më pak kohë. Por Karp, me flokët e shpupurisur që e bëjnë stereotipin e shkencëtarit, ka qenë i sinqertë: “Jemi në agimet e inteligjencës artificiale dhe një nga gjërat kryesore që duhet të bëjmë në Perëndim është kuptojmë se këto risi janë kuptuar krejtësisht edhe nga Kina e Rusia”.

AI War (Artificial Intelligence War) është përgatitur prej kohësh. Ishte viti 2019 kur Pentagoni deklaronte solemnisht në dokumentin strategjik të tij: “Inteligjenca artificiale është gati të ndryshojë vetë natyrën e fushës së betejës”. Një vit më parë kishte hapur një qendër specifike koordinimi (JAIC) dhe ishte krijuar Komisioni për Sigurinë Kombëtare mbi Inteligjencën Artificiale. Në vitin 2020 administrata amerikane ka caktuar rreth 1 miliard dollarë për këto aplikime dixhitaëe dhe një shifrë më shumë se 4 herë më të lartë për instrumentime autonome apo pa ekuipazh. Qysh atëhere është ecur përpara falë avantazhit strategjik të ofruar nga inteligjenca artificiale. Do të ishte gabim të mendoje se do të ishte e dobishme vetëm për aktivitetet rutinë. Imazhet e bazuara mbi Inteligjencën Artificiale na japin një kuadër të saktë të asaj që ndodh në luftime, duke lejuar goditje më të sakta dhe dëme kolaterale më të pakta, përveç ruajtjes së ushtarëve. Softueri dhe algoritmat, duke përytpur sasira të mëdha informacionesh në mënyrë të shpejtë, mund t’i reduktojnë në minimum gabimet. Michael Horowitz i Universitetit të Pennsylvania e krahason inteligjencën artificiale me motor me djegie të brendshme ose me elektricitetin – një teknologji praktike e pajisur me një miriadë përdorimesh – duke i ndarë aplikimet ushtarake të saj në tre kategori.

Njëra konsiston në mundësinë e funksionimit pa mbikëqyrjen njerëzore. Një tjetër në procesimin dhe interpretimin e vëllimeve të mëdha të të dhënave. E treta në kontribuimin për të udhëhequr apo deri në të drejtuar personalisht, aktivitetet luftarake e komandës dhe të kontrollit. Robotët janë më ekonomikë, më rezistentë dhe më të sakrifikueshëm se qeniet njerëzore, por një makinë në gjendje të udhëtojë nëpër një fushë beteje dhe me arësye më të madhe të derdhet gjak mbi të, duhet të jetë mjaft inteligjente sa ta mbështesë një barrë të ngjashme. Një dron budalla nuk do të mbijetonte shumë. Më keq akoma, një robot i prapambetur dhe i pajisur me armë zjarri lehtësisht mund të shkaktojë një krim lufte. Inteligjencës artificiale është i kërkuar detyra që t’u japë makinave aftësitë e nevojshme. Midis tyre ka të thjeshta, si perceptimi e navigimi, dhe të tjera më të rafinuara, si koordinimi me agjentë të tjerë. “Robotët, qofshin vrasës apo jo, duhet të veprojnë mbi bazën e asaj që shikojnë”, ka shkruar “The Economist”, pra është themelore të mblidhet, me satelitë, avionë spiunë, dronë apo me sms të thjeshta nga celulair, të dhëna bruto që mund të transformohen në elementë të dobishëm inteligjence.

Kush e kontrollon Inteligjencën Artificiale? Si në kohët e sfidës atomike gjatë Luftës së Ftohtë, sot hapet dosja e ngatërruar e kontrollit të bilancuar. Ka qenë tema qendrore e samitit REAIM. Është në interesin e qeverive, por edhe të biznesit. Boston Dymanics që prodhon BigDog, robotin katërkëmbësh për ushtrinë amerikane, ka filluar me një letër të hapur një apel me qëllim që të ketë rregulla të qarta për të gjithë. Një sistem i bazuar mbi inteligjencën artificiale i mundëson forcave të armatosura të operojnë në mënyrë më efikase, megjithatë ka rreziqe serioze për civilët. Nënsekretarja amerikane për Kontrollin e Armatimeve Bonnie Jenkins ka ftuar të gjitha shtetet “të na bashkohen ne në zbatimin e normave ndërkombëtare, pasi kanë të bëjnë me zhvillimin ushtarak dhe përdorimin e inteligjencës artificiale. Duam të nënvizojmë se jemi të hapur ndaj impenjimit me çdo vend të interesuar”. Përfaqësuesi kinez Jian Tan ka thirrur në kauzë Kombet e Bashkuara, për të Pallati i Xhamtë është selia e duhur për “t’ju kundërvënë kërkimit të avantazheve ushtarake dhe hegjemonisë absolute”. Ministri i Jashtëm hollandez Wopke ka pranuar se jemi vetëm në fillim. Çfarë të kontrollosh në këtë trazirë risishë? Kush kontrollon kë? Survejimi i dhe ndëshkimi është një rrugë e papraktikueshme, nuk dijmë për sa, ndoshta përgjithmonë dhe këti vijmë tek vetë natyra në teknologjitë e reja.

Le ta lëmë të flasë akoma Schmidt. Teknika ka pasur gjithmonë një rol themelor në përcaktimin e ekuilibrave të pushtetit: kalimi nga bronzi tek hekuri e peliku, makinat me avull, përdorimi i avionëve deri tek fuzioni bërthamor. Ku është risia? “Në të kaluarën kishte një prag të qartë dhe një herë që një vend e arrinte, fusha e lojës ishte niveluar. Kurse inteligjenca artificiale është me natyrë gjeneruese. Duke paraqitur një platformë për risi të vazhdueshme shkencore dhe teknologjike, mund të realizohen akoma më shumë risi. Ky fenomen e bën epokën e Inteligjencës Artificiale thelbësisht ndryshe nga epoka e bronzit apo e çelikut. Më shumë sesa pasuria e resurseve natyrore apo mjeshtëria në përdorimin e teknologjive të dhëna, burimi i fuqisë së një vendi qëndron tani në aftësinë etij për t’i rinovuar vazhdimisht”. Kjo nuk vlen vetëm për luftën natyrisht, bëhet fjalë për një parim me karakter të përgjithshëm, ka të bëjë me rritjen dhe mirëqenien ekonomike, vendin në botë të një shteti dhe njëherazi të kushteve të jetesës së qytetarëve të tij. Ja pse nuk mund të vishen brekë të gjata në kërkimin dhe rinovimin në përgjithësi, nga eksperimentimi i ushqimeve apo ilaçeve të reja që përmirësojnë jetën në moblitetin urban, nga metodat e studimit tek instrumentat e punës e kështu me radhë. Ky urdhërim i thjeshtë vlen akoma më shumë për një teknologji që në vetëvete gjeneron gjithmonë avancime të reja, diçka që nuk ishte parë kurrë në të kaluarën, dhe realizon si askush tjetër paradoksin e ushtës dhe të mburojës.

Le të kthehemi me këmbët në tokë. Konkurrenca në shkallë botërore është sidomos konkurrenca teknologjike dhe sot nuk konkurrojnë më vetëm vende, por sistemet. Është dramatikisht e qartë në Ukrainë. Është e qartë edhe midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.  “Në modelin kinez të shkrirjes civilo – ushtarake, shkruan Schmidt, qeveria promovon dhe subvencionon direkt kampionë kombëtarë; bizneset e maksimalizojnë suksesin tregëtar dhe i shërbejnë interesave të sigurisë kombëtare të vendit. Kurse modeli amerikan bazohet më shumë në një seri të çrregullt aktorësh privatë. Qeveria financon shkencën bazë, por ia lë tregut rinovimin dhe komercializimin”. Ky sistem nuk ka ndryshuar me ligjet e administratës Biden për ta stimuluar tranzicionin dixhital. Shpesh Pentagoni luan një rol aktiv në favorizimin e shkrirjeve, blerjeve apo racionalizimit të binzeseve në sektorët e lidhur me sigurinë (të mendohet për aeronautikën ushtarake apo industrinë raketore), por paradigma mbetet ajo e një “shteti obstetrik” në vend të një “shteti biznesmen”. Në lojën e madhe Bashkimi Europian hyn me idenë e krijimit të kampionëve europianë, duke marrë kështu pak nga njëri e pak nga tjetri, i paqartë sesi të futet pa zhurmë në modelin amerikan apo tentuar një “rrugë të tretë”. Vonesa e Kontinentit të Vjetër nuk është e pambushëshme, por një pluhur ideologjik dhe politik ka mbushur krahët e Europës. Fatet e Ukrainës do të shënojnë padyshim një pikë kthese.

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Tetori bëhet rozë në SIGAL UNIQA/ Paketat më të mira të sigurimit dhe oferta që nuk duhet humbur

Tetori, muaji kushtuar ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e kontrolleve dhe parandalimit në luftën kundër kancerit të …

Leave a Reply