Denoncimi i Silvi Bardhit: Votuesit po marrin fletë votimi me shenjë. KQZ dhe Policia të marrin masa

Zëdhënësja e fushatës së opozitës për Bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi, denoncoi sot orientimin e votës në qendrat e votimit. Bardhi tha se votuesit po marrin fletë votimi me shenjë. “KQZ dhe Policia e Shtetit të marrin masa. Opozita do të ruajë çdo votë. Dilni masivishtm” deklaroi ajo.

DEKLARATA E PLOTE

Ka një prezence të pajustifikuar njerëzish këtu, që nuk janë as votues, as pjesë e procesit. Janë thjesht në rolin për të bërë presion, e ndikuar votuesit.

Po ashtu, kemi informacion se drejtoresha e Veliajt, Zhaneta Beqiri, po kërcënon komisionerët e opozitës tek Shkolla “Luigj Gurakuqi”.

I kërkojmë KQZ-së dhe Policisë së Shtetit të ndërhyjë menjëherë, e të sjellin normalitetin tek këto qendër votimi.

Kemi raportime për fshirje të bojës, ose për vendosje shenjash në fletë votimi të atyre që njihet si votues demokratë.

Shkelje të rënda dhe këto, për të cilat KQZ duhet të marrë masa.

I bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës të mos ndikohen nga këto tentativa të Rilindjes, opozita do të ruajë çdo votë, do të garantojë vullnetin e lirë të çdo qytetari.

Dilni dhe votoni masivisht!

About Redaksia

Check Also

Pse Rama nuk po e mbyll dot TikTok-un

Ditën e sotme, sipas urdhrit të qeverisë, TikTok duhet të kishte “ndërruar jetë” në Shqipëri. …

Leave a Reply