Tensione në qendrat e votimit në Fushë-Krujë, kërcënohen komisionerë e opozitës

Një incident i rëndë është raportuar pak më parë në qendrën e votimit 1302/1 në qytetin e Fushë Krujës, ku persona të paidentifikuar akoma kanë hyrë ën këtë qëndër votimi, kanë nxjerrë prej aty me dhunë komisionarin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” duke e dhunuar në mënyrë barbare.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Agron Loka, e ka dënuar rëndë këtë akt të dhunshë, që ka ndodhur brenda qëndrës së votimit.

Në këtë qëndër votimi që ka 755 votues është pezulluar procesi i votimit pasi Policia e Shtetit po merr deklarimet e komisionerëve dhe po bën këqyrjen e vendit të ngjarjes. Votuesit ndërkohë vazhdojnë të presin në radhë.

Problematika të tilla ka pasur në disa qendra votimi. Sipas kandidatit Loka, është bërë presion ndaj komisionerëve por edhe votuesve nga persona që qëndrojnë pranë këtyre qendrave. Vlen të theksohet Tapiza, ku është mjaft problematike kjo situatë nga persona të ndryshëm që ushtrojnë presion jo vetëm nda votuesve, por edhe ndaj komisionerëve.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet/ “Do ja bëjmë si Ravikut”, Balla me bandën e Elbasanit plan për eleminimin e Berishës…

Taulant Balla është kapur në bisedat e gjata telefonike me telefonat sekretë duke komunikuar me …

Leave a Reply