Boçi garanton qytetarët e Elbasanit: Vota juaj nuk lexohet, vota është e sigurt! Votoni ndryshimin!

“Këto nuk kanë qenë zgjedhje, këto kanë qenë një luftë e vërtetë. Jo me mjete konvencionale, por me mjete të tjera të cilat janë përdorur masivisht nga ajo që unë e kam konsideruar si banda e shteti dhe banda e bashkisë”.

Luçiano Boçi, kandidati i opozitës për Bashkinë e Elbasanit, i cili votoi në orën 10:30 në mënyrë elektronike, i siguroi qytetarët e Elbasanit se vota e tyre nuk lexohet, është e sigurt dhe se ata duhet të dalin masivisht në votime sot.

Boçi akuzoi qeverinë dhe në veçanti, drejtuesin politik të PS në qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknurin, se po i intimidon votuesit duke marrë në këtë fushatë jo thjesht rolin e politikanit, por edhe policit, sharësit, dhunuesit e madje edhe të Kryeministrit.

Megjithatë, Boçi përsëriti thirrjen dhe u dha siguri votuesve të Elbasanit, bashki në të cilën votohet elektronikisht, se vota e tyre është e sigurt. Boçi tha për mediat se problemi kryesor ishte i pajisjes. Në shumë qendra nuk ka funksionuar, është raportuar dhe më pas identifikimi është bërë manual. Por ajo që është shqetësuese dhe kryesore është presioni që i bëhet administratës për leximin dhe sigurinë e votës.

“Dua të siguroj të gjithë votuesit se vota nuk lexohet . Është thënë nga komisioni, po e themi edhe ne, pasi ky presion i shpërndarë gjatë këtyre ditëve vazhdon edhe sot. Sot është dita e votimit e siç duket të mbetur pa shpresë, duan të detyrojnë njerëzit, në frikën e tyre, që t’i rrëmbejnë votën. Votimi është i sigurt, vota nuk lexohet dhe mesazhi është për të gjithë votuesit e Elbasanit”.

Pyetje: Z. Boçi, kur flisni për presione, a keni prova për këtë? Si po bëhet ky presion?

Boçi: Presioni ka filluar që herët përgjatë procesit zgjedhor. Administrata është detyruar të përgatisë lista për votuesit. Ne i kemi denoncuar në vazhdimësi dhe një pjesë e madhe janë ndjerë të trysnuar, janë detyruar të dorëzojnë listat e tyre dhe ky presion përgjatë procesit ka vazhduar edhe më tej. Presionet e tjera kanë vazhduar me heqjen e ndihmës ekonomike për persona të caktuar, sikurse edhe kërcënimet për heqjen nga vendi i punë përgjatë gjithë kohës. Përgjatë gjithë kohës ne kemi qenë të ndjekur, të survejuar, të fotografuar.

Njerëzit që na kanë takuar janë thirrur, janë kërcënuar  dhe vërtet jemi në një situatë që ndonëse duket e qetë, në nj situatë lufte. Këto nuk kanë qenë zgjedhje , këto kanë qenë një luftë e vërtetë. Jo me mjete konvencionale, por me mjete të tjera të cilat janë përdorur masivisht nga ajo që unë e kam konsideruar si banda e shteti dhe banda e bashkisë. Dhe ky është një realitet q ë është denoncuar në vazhdimësi nga ne dhe kemi denoncuar edhe në prokurori në rastet kur mbështetës,  përkrahës tanë janë intimiduar madje edhe nga forcat e rendit të orientuar nga politika, të orientuar nga drejtuesi politik i qarkut, zoti Gjiknuri i cili ka marrë përsipër të lozë në këtë fushatë zgjedhore jo thjesht rolin e politikanit, por edhe rolin e policit, rolin e edhe të kryeministrit madje se njësoj e bëjnë rolin dhe çdo lloj roli tjetër, të sharësit, të dhunuesit, në të gjitha format dhe mënyrat që ka pasur në dorë. Pra jemi në një betejë me administratën me shtetin, se administrata janë njerëzit e thjeshtë që sot këtë dhunë duan ta fokusojnë te ata që janë në punë.

Edhe njëherë dua të përsëris është mesazhi kryesor i këtyre zgjedhjeve: Vota është e sigurt, votimi elektronik është i sigurt , vota nuk lexohet! Sepse duhet ta përsërisim për këtë arsye se mesazhi i shpërndarë sot në mëngjes nga Partia Socialiste për njerëzit që punojnë në administratë është në qoftë se ju nuk na votoni, ne ju heqim nga puna dhe vota lexohet. Vota nuk lexohet dhe njëherë tjetër! Votuesit e Elbasanit të dalin masivisht të votojnë ndryshimin”!

About Redaksia

Check Also

PD çon në Kushtetuese ligjin për komisionet hetimore

Opozita ka ankimuar këtë të premte në Gjykatëmn Kushtetuese ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore …

Leave a Reply