Problemet me votimin/ Berisha: Në darkë do fajësojnë hakerat iranianë, policia ka marrë pushim sot

Kryetari i PD, Sali Berisha, foli për mediat pasi edhe ai hasi probleme gjatë votimit me pajisjen e identifikimit. Berisha tha se, në darkë do fajësojnë hakerat iranianë, policia ka marrë pushim sot.

“Ka disa problematika të cilat do duhet të shqyrtohen. Pajisjet kanë pasur në një përqindje jo të vogël, mosfunksionim.

Do të dëgjoni në darkë që do thonë se na ndërhynë hakerat iranianë. Në fakt janë hakerat qeveritare që ndërhyjnë.

Kjo është e para.

E dyta, ka disa qendra si për shembull në Durrës ku peshkaqeni famoz si Roni Shqopa dhe disa drejtorë dhe përgjegjës të njësive administrative, kanë preferuar ose kanë dashur të bëjnë xhandarin në qendrën e votimit, por janë përzënë ashtu siç e meritojnë.

Noviteti është se nëse i bini numrit të policisë, ai nuk ekziston. Ka marrë pushim sot policia”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vëllai i Veliajt numëron 32 milionë euro pas 10 viteve në Bashki të Erionit, e nisi me 240 mijë euro

Pas kontrollove ndaj familjarëve të kryebashkiakut Veliaj, SPAK zbuloi se ato janë kryer në kuadër …

Leave a Reply