Shekulli i  Morris Chang

Nëse mendoni se në moshën 54 apo 68 vjeçare jeta hyn në një fazë rënëse, do të thotë se nuk e njihni Morris Chang.

Dhe, si pjesa më e madhe e banorëve të këtij planeti, nuk e dini se jetojmë në shekullin e “tij”. Chang lindi në 1931 në Ningbo, në provincën kineze të Zhejiang, në një familje borgjeze. Deri në moshën 18 vjeçare jeton sidomos midis Hong Kong, Chongqing dhe Shanghai. Si fëmijë e njeh në lëkurën e tij efektin e “shekullit të poshtërimit” të Kinës. Është periudha nga mesi i Tetëqindës në mesin e Nëntëqindës  ku qytetërimi kinet, i mësuar të ndjehet në qendër të botës, shpërbëhet dhe poshtërohet nga fuqitë perëndimore dhe nga Japonia. Perandoria Kineze nuk është më një subjekt, por një objekt i historisë. Në fëmijërinë dhe në adoleshencën e Morris Chang nuk ekziston paqja. Nga viti 1937 përjeton luftën e dytë kino – japoneze, pastaj Luftën e Dytë Botërore dhe, së fundi, luftën civile. Eksperimenton varfërinë, sulmet e vazhdueshme ajrore, kaosin. Pasi ka nisur të frekuentojë Universitetin e Hong Kongut, i ndarë midis pasionit për të shkruarën dhe zgjedhjes për të studiuar financë për të kërkuar një profesion të respektueshëm, Chang niset për në Shtetet e Bashkuara në vitin 1949. Nuk sheh asnjë të ardhme në Kinën komuniste, por në institucionet e mëdha universitare të Amerikës. Është toka e premtuar për të krijuar një jetë të re. Pas një përvoje të shkurtër në Harvard, transferohet në Massachusetts Institute of Technology (MIT), ku në 1950 sheh për herë të parë një kompjuter dhe mëson ta programojë dhe sidomos zbulon, me diplomën në Inxhinieri Mekanike, një industri të sapolindur.

Provoni të imagjinoni një djalosh Morris Chang në xhiro nëpër Cambridge të shtetit Massachusetts. Është eksponent i një pakice të diskriminuar gjatë në Shtetet e Bashkuara, por gjatë luftës, e rekrutuar në ushtrinë amerikane apo e përdorur në industritë e mbrojtjes, kundër kërcënimit japonez. Kinezët shikohen ende me dyshim nga viti 1949, me lindjen e Republikës Popullore dhe, në rastin e luftës së Koresë, presidenti Truman përdor Trading with the Enemy Act, për të cilin do të flasim më tej, për të imponuar sanksione dhe sekuestruar prona.

I riu Morris Chang shikohet me mosbesim, ndërsa jeton i pezulluar midis tre botës të ndryshme: Kinës që e ka lënë pas krahëve dhe me të cilën lidhjet prishen; lidershipin politik e Shteteve të Bashkuara, në apogjeun e pushtetit me fillimin e sistemut të Bretton Woods dhe të Luftës së Ftohtë; dhe botës së re të novatorizmit, shpikjeve dhe objekteve që do të shkojnë për ndërtimin e jetës së përditshme të njerëzimit dhe vetë jetës së tij.

Janë vite vendimtare. Chang lëviz hapat e para në Shtetet e Bashkuara në fillimin e epokës së tranzistorëve, i shpikur nga Walter H. Brattain, John Bardeen dhe William Shockley në laboratorët e kërkimit dhe zhvillimit të AT&T, legjendarët Bell Labs. Tranzistori, komponent elektronik i realizuar me materiale gjysmëpërçues si silici dhe gjermaniumi, mundëson duke filluar nga 1948 zhvillimin e jashtëzakonshëm të elektronikës që shënon historinë e gjysmës së dytë të Nëntëqindës dhe përshpejtimet kryesore të saj, me përhapjen e dispozitivëve informatike dhe komponentëve të tyre.

Duke filluar nga vitet Pesëdhjetë, historia e gjysmëpërçuesve dhe ajo e Morris Chang ecin bashkë. Përdorimi i parë i tyre, pasi ka tentuar më kot të vazhdojë studimet me doktoraturën në MIT është në Sylvania. Në vitin 1958 kalon në Texas Instruments, një prej kompanive që ka siguruar të drejtat e liçencës si tranzistorëve nga Bell. Është këtu që Chang do të kalojë 25 vjet dhe është këtu, që në të njëjtin vit kur punësohet, Jack Kilby ka idenë e ndërtimit të të gjitha pjesëve të një cirkuiti dhe jo vetëm tranzistori në silic. Është lindja e cirkuitit të integruar, që ndërton të ardhmen e industrisë mbi silicin, elementi më i bollshëm në koren tokësore, pas oksigjenit, por kjo përhapje e silicit vlen vetëm deri në një pikë të caktuar, pasi që për mikroelektronikën nevojtet të siguroheshin kristale të pastra silici, që nuk ekzistojnë në natyrë. Avancimet e teknologjisë dhe të inxhinierisë kanë të bëjnë kështu me aftësinë e punimit të mirë të silicit, në mënyrë gjithnjë e më të saktë dhe të përcaktuar, për të përmirësuar fuqinë e llogaritjes dhe prezantimet, përballë një konsumi më të ulët energjitik. Ecuritë e industrisë, gjatë dekadave, i përgjigjen këtij problemi, duke e çuar kufirin gjithnjë e më tej, nëpërmjet zgjidhjeve të ndryshme biznesore. Në sintezë, Morris Chang e shumtë janë kërkues, dizajnerë, artizanë dhe shitës: projektojnë zgjidhjeqë i realizojnë nëpërmjet fabrikave me ndihmën e makinerive dhe komponentëve kimikë dhe që u përgiigjen nevojave të tregut.

Në vitin 1957 tetë punonjës, të hyrë në histori si “tetë tradhëtarë”, lënë kompaninë e gjysmëpërçuesve që Shockley kishte themeluar më 1956 në Palo Alto për të krijuar një kompani të re, Fairchild Semiconductor. Njëri prej tradhëtarëve të Shockley është Robert “Bob” Noyce, që bashkë me tradhëtarin tjetër Gordon Moore do të themelojë Intel. I pari është bashkëthemelues i cirkuitit të integruar. I dyti në vitin 1965 njofton të ashtuquajturin Ligj të Moore, hipotezën që kërkon të parashikojë dhe përshkruajë evolucionin e kompleksitetit dhe dendësinë e mikrocirkuitëve dhe do të përfundojë për ta influencuar në mënyrë vendimtare shpejtësinë e një industrie që zgjerohet në të gjitha përdorimet e elektronikës. Në kohën e përpunimit të Ligjit të Moore, një cirkuit i integruar përmban pak dhjetëra tranzistorë. Sot mund të përmbajë dhjetëra miliard.

Ligji i Moore është anormal, pasi nuk vjen nga vëzhgimi i realitetit. Përcakton një objektiv (i treguar për bindjen me dyfishimin e komponentëve të integruar mbi në cirkuit çdo dy vjet) me implikime mbi fuqinë e llogaritjes, teknologjisë dhe tregut. Në këtë mënyrë dëshiron të plazmojë të ardhmen dhe të tregojë rrugën që bëjnë “perfeksionistët”, shpikësit, fizikantët dhe inxhinierët që punojnë për ta avancuar saktësinë me të cilën shohim dhe banojmë botën. Për ta cituar rindërtimin e Alexandre Koyré mvi filozofinë e masës, ata lëvizin sipas projektit galileian e kërkimit të saktësisë sasiore, të zbulimit të masave me të cilat Zoti ka bërë botën. Por perfeksionistët dhe gjysmëpërçuesve jetojnë në botën e tregëtisë. E ndjekin ëndërrën e tyre duke dizajnuar makineri dhe banuar fabrika të mëdha, me produkte të prirura që të shërbejnë dhe pushtojnë tregjet. Nevoja e tyre është gjithmonë praktike. Është gjurma e pabesueshme e komunitetit të fizikanëve, inxhinierëve, menaxherëve dhe teknikëve, që nëpërmjet shpikjeve dhe zgjidhjeve për klientët, i japin një identitet Silicon Valley, i të cilit Noyce do të konsiderohet “kryebashkiak”, përpara me një rol përfaqësimi institucional informal, më pas me lidershipin në shoqërimin industrial.

Midis nobelistëve, njohjeve shkencore dhe sukseseve biznesore, pionierët e kësaj ane të shekullit amerikan gjenden në kuvende e kërkimit bazë dhe të zbatuar, ku preket me dorë shpejtësia e novatorizmit. Në dhjetorin e vitit 1958, në një hotel të Uashingtonit, mbahet kuvendi vjetor i dispozitivëve elektronikë. Pas punimeve, Chang, që është 27 vjeçar, shkon të pijë një birrë me Moore dhe Noyce, që në atë kohë janë 29 dhe 31 vjeç. Pasi ka ngrënë dhe pirë, të tre të rinjtë gjenden duke kënduar nën dëborë, të lumtur se jetojnë në kufirin e gjysmëpërçuesve. Kufiri më i shpejtë dhe konkurrues i gjithë atyre që akumulohen në vetëdijen amerikane.

Ajo që e ushqen është besimi tek talenti. Në fillimin e viteve Gjashtëdhjetë, Texas Instruments vendos të investojë tek Chang dhe financon doktoraturën e tij në Stanford University, që e kompleton në vetëm 2 vjet e gjysmë, në vitin 1964. Duke parë rritjen e kompanisë dhe besimin në aftësitë e tij, Chang bëhet menaxher që ka nën përgjegjësin e tij 2000 njerëz dhe në vijin menaxhon ndarjen e degës së cirukitëve të integruar, për të arritur më pas në rolin e zëvendëspresidentit, me delegime mbi të gjithë aktivitetet mbi gjysmëpërçuesve.

Megjithatë, Chang nuk zgjidhet për t’u bërë kreu i kompanisë së madhe të cilës i kushtuar atë që një vëzhgues i paditur i së ardhmes do të mund t’i quante si vitet më të mira e jetës së tij profesionale. Ndoshta peshon origjina aziatike, pikërisht teksa në sektor manifestohet ngjitja e Japonisë, që do të çojë në “luftën e parë të gjysmëpërçuesve”.

Chang i besohet përgjegjësia e elektronikës së konsumit, një aspekt të cilit nuk i shikohet vlerë e shtuar. Nuk dëshiron kohën duke rritur kuotën e tregut të makinave llogaritëse dhe i frikësohet braktisjes së kufirit teknologjik të gjysmëpërçuesve, që do ta bëjë të pamundur për Texas Instruments të mbajë ritmin e Ligjit të Moore.

Por Chang duron dhe kalon disa vite duke vegjetuar në kompani, në pritje të një zgjidhjeje apo të një vendodhjeje të re në të. E braktis në vitin 1983. Në dy vitet në vazhdim, presidenca e General Instrument i mundësn të realizojë një pjesë të ëndërrës amerikane, pasi duke arritur në tokën e tij të premtuar 40 vjet më parë, Chang ëndërronte të kishte një apartament të bukur në New York dhe të shëtiste në Central Park. Shkon të banojë në një kullë mbi 200 metra të lartë të inauguruar në vitin 1983 dhe në ashensor i ndodh t’i takojë pronarin: Donald Trump.

Por e vërteta është më e hidhur. Ëndërra e Chang është realizuar vetëm në formë. Ka më shumë se 50 vjeç dhe ka qenë një menaxher i zoti, por në kundërshtim me shokët e tij të birrës dhe të kalambureve të asaj nate të vitit 1958 në Uashington, nuk e ka bërë historinë e gjysmëpërçuesve. Zhgënjimi e shtyn që të dorëhiqet nga roli i presidentit të General Instrument, që e konsideron si diçka ceremoniale. Nuk e di as ai çfarë kërkon në të vërtetë dhe ndërkohë në industrinë e gjysmëpërçuesve ka ndodhur diçka.

(nga libri i Alessandro Aresu i titulluar “Il dominio del XXI secolo. Cina, Stati Uniti e la guerra invisibile sulla tecnologia”)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Filmi me skenar ogurzi për SHBA, “The Economist”: Paralajmëron luftë civile pas zgjedhjeve

Kalifornia dhe Teksasi, që e quajnë veten Forcat Perëndimore, shkëputen të parat nga Unioni. Shtetet …

Leave a Reply