Kryekrimineli Safet Bajri u lirua para zgjedhjeve për të bërë vota për Becin, çfarë bëri ditën e zgjedhjeve

Safet Bajri i konsideruar nga Belgjika si një kryekriminel është liruar nga burgu vetëm pak javë para fushatës elektorale të 14 majit për të bërë vota për Becin.

Kryetari demokrat, Sali Berisha, denoncoi me emra blerjen e votave në Bashkinë e Shkodrës.

“Pëllumb Gjoka ka mbajtur nën pushtim qendrat e votimit në Velipojë. Kishin qendra që i kishin marrë peng dhe nuk lejonin të afrohej kush.

Autokolona e Bajrëve me 3 BMW të blinduara, shëtiste rrugët e Shkodrës për të mbledhur vota për Benet Becin.

Tom Doshi me milionat e veta. Shkodra nuk do pranojë kurrë kthetrat e krimit.

U them këtyre kriminelëve se do merrni përgjigjen e merituar. Shkodra është e pamposhtur. Shkodra do çajë këtë rrethim, siç ka çarë edhe rrethimet e tjera. Shkodranët duhet të votonin të qetë, të lirë, siç u takon. Por jo nën terrorin e bandave. Edi Rama nxori bandat, liroi nga burgu me marrëveshje për të mposhtur votën e qytetarëve të Shkodrës. Janë të filmuara,” tha Berisha.

“Unë po flas qartë se kemi të bëjmë me procesin më të shëmtuar në historinë e vendit. Kemi të bëjmë me një proces ku qytetarët shqiptarë nuk votuan të lirë. Mbi bazën e saj, PD dhe koalicioni do marrë të gjitha vendimet.

Nuk mundet populli opozitar, një gjë u faktua, siç e patë. Përkundrejt kësaj stuhie të hapur për asgjësimin e opozitës, opozita qëndroi fuqishëm.

Qëndroi dhe u faktoi shqiptarëve se qeveria dështoi në çdo përpjekje për ta asgjësuar atë, përveçse ndryshimin e rezultateve të zgjedhjeve kur blihej vota me 300 euro, kur operatori në votimin elektronik votonte për zgjedhësit, shoqëronte zgjedhësit, etj.

Këto i kemi të gjitha të dokumentuara,” tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply