Lidhja amerikane

Kështu shkruante i sapozgjedhuri Sekretar amerikan i Shtetit, Dean Acheson, në fillimin e 1949: “Italia nuk ndodhet fizikisht në oqeanin veriatlantik dhe përfshirja e saj [në aleancën e ardhshme] shtrin impenjimet e pjesëmarrësve” drejt “Mesdheut, siguria e të cilit do të menaxhohej më mirë të menaxhohej nëpërmjet një marrëveshjeje […] të ndarë” dhe specifike. “Klauzolat e traktatit të paqes i kufizojnë rreptësisht dimensionet e strukturës ushtarake dhe, për pasojë, aftësinë e saj për të kontribuar […] ndaj sigurisë kolektive të hapësirës veriatlantike”. Mbrojtja e Italisë rrezikon të absorbojë një pjesë të “resurseve dhe forcave të kufizuara të cilën e disponojnë pjesëmarrësit e tjerë. […] Në dy luftërat botërore, Italia është demonstruar aleate e paaftë dhe e pambrojtshme, duke ndërruar në të dy rastet kampin” dhe, në 1940, “duke goditur në shpinë Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar”. Ama është e vërtetë edhe se Italia ishte një “anëtare natyrale e komunitetit europiano – perëndimor për nga raca, tradita dhe qytetërimi i thatë (arid civilization)”. Qeveria franceze kishte bërë të qartë se do të ishte shumë e vështirë të “firmosë apo ratifikojë paktin” në rasti të një përfshirje të munguar italiane. Shtetet e Bashkuara qenë shpenzuar shumë për ta ndihmuar qeverinë italiane dhe “dobësuar kërcënimin komunist”.

Ambasadori në Romë, James Dunn, mendonte se refuzimi i kërkesës së pjesëmarrjes “do të anullonte pjesërisht atë që është fituar në Itali vitin e fundit dhe do ta nxiste qeverinë italiane të adoptonte një pozicion neutraliteti nëpërmjet të cilit do të tentonte ta vendoste Perëndimin kundër Lindjes. Një refuzim që do ta rriste” përtej “influencën komuniste në Itali dhe do ta diskreditonte qeverinë aktuale dhe politikat properëndimore të saj”. Kështu pra Acheson e karakterizonte Italinë dhe shpjegonte se pse, pavarësisht gjithçkaje, ishte e nevojshme të futej në aleancën veriatlantike – traktati që do të firmosej në Uashington më 4 prill 1949. Acheson fliste për një president, Harry Truman, skeptik dhe instinktivisht kundër; për një botë politike, përfshi të gjithë anëtarët kryesorë të Komisionit të Jashtëm të Senatit, në pjesë të madhe armiqësor ndaj idesë; për një opinion publik që e përtypte me vështirësi zgjerimin e barrave ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe kufizimet që një aleancë si ajo që po negocionte do t’i vendoste lirisë së veprimit dhe vetë sovranitetit amerikan. Kishte qenë në thelb ajo sfida e madhe e politikës së jashtme amerikane e 3 viteve të mëparshme: të bindëte amerikanët të pranonin kostot dhe rëndësitë e një pranie ndërkombëtare shumë më të madhe nga sa nuk besohej nga undi i Luftës së Dytë Botërore. Gjithçka në mes të një tranzicioni kompleks nga ekonomia e luftës në atë të paqes, me mijërat e ushtarëve që protestonin dhe rebeloheshin – nga Manila në Berlin – për kohët e shtyra nga kthimi i tyre në shtëpi dhe një botë politike ku këmbëngulës (dhe të forcuara nga vota e midterm të vitit 1946) qenë zërat e kujt i kundërvihej linjës internacionaliste të administratës.

Motivet e pasigurisë ndaj Italisë – dhe ndaj Europës. Arësyet e kësaj kundërshtie për ta mirëpritur Italinë në bërthamën e vendeve firmuese të paktit veriatlantik qenë të shumta. Italia ishte një vend i dobët dhe i mundur, i përjashtuar nga Kombet e Bashkuara, i ndëshkuar me një traktat paqeje jodrakonian, por që ia kufizonte shumë aftësinë e fuqisë së ardhshme. Siç kujtonte Acheson dhe shpjegonin shumë narrativa të stereotipizuara mbi qëndrimin italian në të dy luftërat, Italia ishte një partner i pabesueshëm dhe politikisht i papërshtatshëm. Dukej dhe në shumë aspekte përbënte një barrë më shumë sesa një resurs: një peshë të cilës i duhej kushtuar më shumë kujdes sesa një kapital për t’u sjellë një dhunti të një aleance. Një besueshmëri kjo e konfirmuar nga vetë kuadri i brendshëm politik italian. Zgjedhjet e prillit 1948 e kishin bërë Uashingtonin të shfrynte i qetë, por kishin provuar një ekuilibër midis fprcave të ndryshme qeverisëse që nuk ishte ai i uruar nga Shtetet e Bashkuara, të cilat patën synuar shumë mbi aftësinë e forcave laike, republikane dhe social demokrate mbi të gjitha, të farkëtonin konservatorizmin e klerikalizmin e sektorëve të gjerë të Demokracisë Kristianem dhe të promovonin ato receta reformuese dhe “newdealiste” që administrata Truman i konsideronte të domosdoshme për demokratizimin dhe modernizimin e Italisë.

Brenda galaktikës demokristiane lulëzonin pastaj forca, që si nga e djathta, ashtu si nga e majta, mendonin se ishte akoma e mundur t’i tërhiqeshin frerët e bipolarizmit të Luftës së Ftohtë, duke shmangur një zgjedhje kampi që po bëhej në fakt e pashmangshme. Kundërshtimit të një pacifizmi me matricë kristiane me rrënjë fisnike e të thella i shërbenin si kundërblloqe iluzionet terco – forciste të kujt përkëdhelte akoma mundësinë për t’i dhënë jetë blloqeve katolike jugeuropiane, ndoshta bashkë me Spanjën e Franco. Ndryshorja politike që preokuponte më shumë Shtetet e Bashkuara ishte ajo e aktorve prosovjetikë: një parti komuniste më e fortë dhe më popullore se ajo që po bënte blloku i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara dhe një parti socialiste, e masakruar nga përplasjet dhe shkëputjet, por solide dhe e lidhur në një aleancë politike dhe sindikale me Partinë Komuniste Italiane që Shtetet e Bashkuara për vite do të kërkonin më pas ta shkatërronin. Pyetja që shumë në Uashington ngrinin ishte nëse mund të armatosej dhe integrohej ushtarakisht që do të mund të binte “ligjërisht” (domethënë me rrugë elektorale) në një kamp armik; ku nga administrata publike tek forcat e armatosura nga mediat tek bizneset, ishte shumë e fuqishme mundësia që kolonat e pesta ta sabotonin aleancën.

Së fundi, influenconin hierarkitë gjeopolitike dhe përkufizimi pasues i prioriteteve strategjike të administratës. Zemra e konkurrencës bipolare me Bashkimin Sovjetik mbetej Gjermania. Italia nuk përbënte teatër margjinal, por as parësor. Kthesa nga ana globaliste e politikës së jashtme amerikane do të vinte në muajt dhe në vitet në vazhdim: në Azi, me pushtimin komunist të Kinës në tetorin e 1949, shpërthimin e konfliktit korean në qershorin e 1950 dhe në pjesën tjetër të botës me fazën e fundit të shkolonizimit, neutralizmit transkombëtar të lançuar në Bandung në vitin 1955, si dhe aktivizmin global të Bashkimit Sovjetik passtalinian. I gjithë debati politik dhe strategjik amerikan i periudhës 1947 – 1949 u përqëndrua mbi nevojën e korrelimit të mjeteve dhe qëllimeve, me përcaktimin e prioriteteve dhe dallimit midis zonave që qenë strategjikisht jetike dhe atyre që nuk qenë të tilla. Një debat ky i dominuar jo rrallë nga konsiderata bilanci dhe nga konservatorizmi fiskal i presidentit Truman, për një kohë të gjatë kundër financimit të deficitit të sigurisë dhe i aftë ta çonte brenda pak kohe, midis 1945 e 1948, shpenzimet ushtarake nga 38% në 3.5% të PBB.

Pak figura e sintetizuan më mirë këtë linjë sesa George Kennan, diplomatit që nga Moska kishte promovuar një politikë frenimi të fortë të atij që e konsideronte ekspansionizëm të lindur të Bashkimit Sovjetik dhe që në majin e 1947 Truman e kishte vendosur të drejtonte të sapolindurin “Policy Planning Staff” e Departamentit të Shtetit. Containment i Kennan do të vihej thuajse menjëherë nën sulm si një “jopolitikë” nga intelektuali dhe komentatori legjendar Walter Lippmann dhe diplomati do të bënte me ngut prapkthehu, duke denoncuar aplikimin e keq të indikacioneve të tij dhe adoptimin e një globalizmi sa ideologjik aq edhe të ngurtë, që sipas thënies së tij ngrinte dhe shtynte Luftën e Ftohtë në vend që ta zgjidhte. Mospranimi i Kennan u manifestua me forcë rritëse sidomos gjatë vitit 1950, me distancimin e tij nga një dokument kyç si NSC-68 (atëhere sekret), që jo vetëm justifikonte adoptimin e impenjimeve shumë më të gjera dhe globale nga ana e Shteteve të Bashkuara, por që rivendikonte edhe pasojat pozitive ekonomike nëpërmjet adoptimit të një keynesizmi eksplicit ushtarak. Truman e miratoi dokumentin pas shumë rezistencave në shtatorin e aij viti, si pasojë e shpërthimit të luftës në Kore, por dyshimet e Kennan, për sa shpesh të heshtura, qenë shfaqur respektivisht hipotezës së dhënies jetë të një aleance veriatlantike, si ajo që u ratifikua më pas në prillin e 1949.

Diplomati kishte objeksion idenë e perimetrit të gjerë të aleancës, që do t’i theksonte karakterin natyral dhe organik, duke ia zgjeruar detyrime dhe barra. Një aleancë kombesh “fine” (like-minded), theksoi, ishte shumë më tepër e preferueshme: një koalicion që do të përfshinte Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Kanadanë dhe ndoshta edhe Portugalinë e Salazar, ku Kennan kishte punuar midis viteve 1942 e 1944 dhe të cilit i vlerësonte reaksionarizmin  e thellë e të disiplinuar. Nga një perspektivë e ngjashme, aderimi italian nuk ishte në asnjë mënyrë i shtyshëmtë dhënës banalisht gjeografike i shtohej ajo politiko – kulturore: “jo atlanticiteti” italian manifestohej edhe në brishtësinë e një kombi, që në paragjykimin e fortë të Kennan ndaj vendeve latine të Europës, ashtu si në Amerika, nuk mund të kishte të bënte asgjë me grupin e tij të like-minded nations.

Rëndësia e gadishullit. Sekretari i Shtetit Acheson, siç e kemi parë, e kryesonte këtë logjikë, evokone racën, religjionin dhe qytetërimin – siç edhe Kennan – për të ravijëzuar një kamp perëndimor (dhe, për pasojë, atlantik) shumë më të gjerë brenda të cilit Italia gjente në fakt qëndrim natyral. E bënte për të fituar pikërisht rezistencat ndaj përfshirjes së Romës në aleancë dhe e bënte për një seri arësyesh që përfshinte pjesë të administratës Truman, duke filluar nga Departamentii Shtetit, ta rishikonin linjën fillestare. Kishte një të natyrshme dhe të përgjithshme: përkeqësimi i përshpejtuar i raporteve me Moskën dhe bindja se Shtetet e Bashkuara duhet të merrnin përgjegjësi të reja, duke institucionalizuar krijimin e një blloku euro – amerikan të federuar nga garancia e sigurisë e Shteteve të Bashkuara dhe nga formalizimi i impenjimit të tyre për të mbrojtur partnerët europianë.

Pastaj kishte edhe një seri arësyesh të lidhura specifikisht me rastin italian. Të sapolindurit Departament të Mbrojtjes, krerët e Shtabit të Përgjithshëm (Joint Chiefs of Staff) i nënvizonin me theks në rritje vlerën strazegjike të krahut jugor dhe rëndësinë e bazave që Italia do të mund t’u garantonte Shteteve të Bashkuara, duke filluar nga ishujt. Në negociatat e gjata mbi aleancën veriatlantike të nisura në korrikun e 1948 (të quajtura Washington Talks), Franca ishte rreshtuar në favor të përfshirjes italiane me objektiv spostimin në jug të qendrës gravitacionale të bllokut dhe reduktimit të rrezikut të një dominimi anglo – amerikan dhe me urimin që garancitë e aleancës të mund të shtriheshin më pas edhe në territoret veriafrikane.

Ishte së fundi konteksti politik italian, ka mundësi ndryshorja më e rëndësishme në influencimin e Shteteve të Bashkuara. Në terma të përgjithshëm, peshonin më shumë konsiderata politike dhe psikologjike se pastërtisht ushtarake. Aleanca shërbente për të siguruar aleatët, nxitur që të bashkëpunonin midis tyre dhe të kontribuonin për mbrojtjen e përbashkët, si edhe shërbente për të forcuar subjektet politikisht më të brishtë: ata që kishin më shumë për këtë binom ngushtësisht më të ndërvarur nga demokratizimi dhe modernizimi sesa Shtetet e Bahskuara donin të promovonin, edhe pse në leximin shumë liberal dhe progresist akoma hegjemon konsiderohej ky binom si antidoti më i mirë ndaj përhapjes së radikalizmave autoritarë të cilëve komunizmi përfaqësonte mishërimin final ekstrem.

Nga kjo perspektivë ta lije Italinë jashtë paktit veriatlantik do ta dobësonte dhe delegjitimonte De Gasperi, qeverinë e tij dhe partitë që e mbështesnin. Aleanca dhe Plani Marshall qenë pra dy anët e së njëjtës medalje: instrumenta integrimi  – sigurie dhe ekonomike – të Italisë brenda një hapësire atlantike që shtirhej shumë përtej kufijve gjeografikë të saj; dhe mjete të një grand design modernizues, demokratizues dhe antikomunist.

Containment i Bashkimit Sovjetik kalonte edhe nëpërmjet pranimit të Italisë në aleancën veriatlantike. Në vendosjen e firmës italiane më 4 prill të 1949, ministri i Jashtëm Carlo Sforza shprehu fjalë të larta dhe jo rrethanore. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje jo vetëm amerikane, deklaroi, “ndihmon të gjithë të kuptojnë se oqeanet po vëhen liqene të vegjël dhe formacionet historike më të ndryshme nuk përfaqësojnë gjë tjetër veçse një varietet folklori  përballë nevojës për t’u bashkuar, të gjithë, për të shpëtuar pasurinë tonë të përbashkët më të shtrenjtë: paqen dhe demokracinë”. “Pakti veriatlantik”, gozhdoi Sforza, “do të përbëjë një prej ngjarjeve më fisnike dhe bujare të historisë së njerëzimit sikur të gjithë anëtarët e tij do të demonstrojnë – brenda dhe jashtë paktit – sikur historia melankolike e Europës u ka mësuar këtë leksion suprem: se asnjë vend në botë nuk mund të ndjehet i sigurtë për begatinë dhe paqen e tij sikur të gjithë fqinjët e tij të mos marshonin me të njëjtën siguri drejt objektivash të pranuar begatie dhe sigurie”.

Parlamenti italian e ratifikoi me shpejtësi marrëveshjen, edhe pse nuk munduan moskdakordësitë dhe diskutimet brenda Demokracisë Kristiane. Atëhere lindëte një aleancë asimetrike dhe e pabarabartë, menjëherë e strukturuar në një organizatë të saj, NATO. Subjekti hegjemon dhe federues, Shtetet e Bashkuara, merrnin përsipër sigurinë e vendeve europiane, duke siguruar në këmbim privilegje gjysmë perandorake, mbi të gjitha juridiksioni i saj mbi ushtarakët amerikanë e pranishëm në Europë (një ekstraterritorialitet ky nga i cili do të përfitonin pilotët amerikanë përgjegjës për masakrën e Cermis në vitin 1998).

Italia në NATO dhe ambiguitetet e saj. Brenda kësaj asiemtrie themelore, dialektika mbetej e dendur dhe e destinuar të shënonte historinë e marrëdhënieve italo – amerikane. Si dhe më shumë se anëtarët e tjerë të NATO, administratat e ndryshme amerikane i kërkonin Italisë të kontribuonte më shumë dhe në mënyrë më pak ambie ndaj mbrojtjes së përbashkët dhe politikave NATO. Duke rritur shpenzimet ushtarake, sidomos pas shpërthimit të luftës në Kore; duke koordinuar politikat e sigurisë; duke marrë një linjë më të vendosur kundër forcave politike dhe sindikatave prosovjetike, po të ishte e nevojshme duke i deklaruar të paligjshme siç i kërkoi, për shembull, administrata Eisenhower. Kërkesa këto që partneri italian shpesh i refuzoi, i shtyrë nga kotësi politike – respektivisht ndaj autonomisë së supozuar të cilën Italia kishte mundur të gëzonte në hapësirën mesdhetare – domethënë nga një ndjeshmëri kushtetuese që vinte nga ato derivime autoritare të ngritura në atë kohë nga Uashingtoni, si në periudhën gjatë së cilës Clare Boothe Luce qe ambasadore në Romë (1953 – 1956) apo në vitet e para të administratës Nixon (1969 – 1972).

Nëse Shtetet e Bashkuara shpesh e konsideronin Italinë si partner atlantik ambig dhe asnjëherë plotësisht të besueshëm, jo rrallë Roma e ankoi qëndrimin binar dhe të pamëshirshëm të diplomacisë amerikane (pak javë pas fillimit të konfliktit korean, kryeministri De Gasperi paralajmëroi se Europa, “më e urtë dhe eksperte” se “naivët amerikanë” arrinte të thoshte një “fjalë të vendosur paqeje”). Vepronte dhe do të vepronte gjatë pjesës më të madhe të Luftës së Ftohtë, një tension themelor midis të dy besnikërive brenda të cilëve ishte thirrur të operonte kush drejtonte Italinë: ajo ndërkombëtare ndaj një aleance lidhësja themelore e së cilës ishte antikomunizmi dhe qëllimi final frenimi i Bashkimit Sovjetik; dhe ajo e krijimi antifashist ku kishin kontribuar forca prosovjetike, që për më tepër qeverisnin qytete të rëndësishme (dhe, në të ardhmen, rajone) dhe merrnin pjesë aktivisht në lojën parlamentare, shpesh duke kontribuar në iterin legjislativ. Një tension ky që do të tejkalohej vetëm me kalimin e kohës me zbehjen e matricave fillestare të aleancës, transformimin fillimisht të Partisë Socialiste Italiane e më pas të Partisë Komuniste Italiane dhe mbarimit të luftës së Ftohtë.

(nga Aspen Institute)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

VOA: Dhjetëra Monumente në “rrezik” në Shqipëri

18 Prilli shënon Ditën Botërore të Monumenteve, shumë prej të cilave janë në gjendje kritike …

Leave a Reply