Raporti/ Trump nuk ka patur asnjë lidhje me Rusinë në fushatën e vitit 2016

Këshilltari special John Durham: FBI nuk ka poseduar asnjë provë për lidhjet midis Rusisë dhe fushatës së Trump në vitin 2016

Një hetim mbi lidhjet midis Rusisë dhe fushatës presidenciale të Donald Trump në vitin 2016 ka përfunduar.

Në një raport prej 306 faqesh, këshilltari special John Durham ka kritikuar ashpër mënyrën sesi FBI e ka trajtuar hetimin  për lidhjet e dyshuara midis Rusisë dhe fushatës së Trump në vitin 2016. Durham është shprehur se agjencisë i kishte munguar “rreptësia analitike”.

Raporti i Durham-it arriti në përfundimin se FBI-ja nuk kishte poseduar prova të marrëveshjes së fshehtë midis fushatës së Donald Trump dhe Rusisë përpara se të niste një hetim.

Në raport, Durham  i cili u emërua nga Prokurori i Përgjithshëm i atëhershëm William Barr në vitin 2019  akuzoi FBI-në se nuk ka analizuar asnjë fakt dhe si ka vërtetuar ato.  Ai gjithashtu tha se hetuesit u mbështetën në mënyrë të përsëritur në “paragjykimet e konfirmimit”, duke injoruar provat që nënvlerësonin premisat e tyre për një komplot Trump-Rusi ndërsa ata avanconin hetimin.

Raporti vuri në dukje dallime të rëndësishme në mënyrën se si FBI-ja e kishte trajtuar hetimin e Trump-it, krahasuar me hetime të tjera potencialisht të ndjeshme, të tilla si ato që përfshijnë rivalen e tij elektorale të vitit 2016, Hillary Clinton.

Hetimi i FBI-së për lidhjet e dyshuara midis fushatës së Trump dhe Rusisë çoi në dhjetëra akuza penale kundër stafit të fushatës Trump dhe bashkëpunëtorëve për krime, përfshirë hakerimin dhe krimet financiare. Megjithatë, nuk zbuloi se fushata e Trump dhe Rusia kishin komplotuar së bashku për të ndikuar në zgjedhje. “Departamenti i Drejtësisë dhe FBI nuk arritën të mbanin misionin e tyre të rëndësishëm të besnikërisë së rreptë ndaj ligjit”, përfundoi raporti.

Trump gjithashtu u përpoq të shfrytëzonte raportin, duke pretenduar sërish në një postim në platformën e tij “Truth Social” se raporti i Durhamit kishte gjetur “krimin e shekullit” dhe duke e quajtur hetimin rus “Mashtrim demokratik”. Ndonëse FBI thotë se tashmë janë ndërmarrë disa hapa për të adresuar problemet e cituara në raport, Durham tha se është e mundur që mund të nevojiten më shumë reforma.

About Redaksia

Check Also

Tramp bën mirë të ndezë buldozerin

Mike Huckabee Pak kohë ka kaluar nga hera e fundit kur dhamë detaje në lidhje …

Leave a Reply