Dule: Fredi Beleri është marrë peng nga Rama, i burgosur politik

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, dënoi nga foltorja e Kuvendit arrestimin e kreut të ri të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, ndërsa bëri thirrje që të lirohet nga burgu. Dule akuzoi Ramën se fshihet pas këtij urdhri, ndërsa theksoi se, Beleri është një i burgosur politik.

“Me denigrimin dhe blerjen e votës kujtuam se i kishim parë të gjitha. Por sekti në pushtet na surprizoi sërish. Duke provuar se nuk njeh limite, verbëria e arrogancës i çoi deri në aktin që dëshmon tiraninë: Arrestimin e kandidatit rival dhe më pas fituesit të zgjedhjeve.

Kush nuk shkon pas ujërave të komandantit, ndëshkohet. Komuniteti që guxon të krijojë liri, do ta paguajë. Ai që i prin komunitetit, burgoset. Kryetari i komunitetit himariot është i burgosur politik, është rrëmbyer nga sekti i Rilindjes, është marrë peng nga Edi Rama. Zoti Beleri është arrestuar në flagrancë për dyshime. Si mund ta ketë një kryeministër personalisht me qytetarët? Këtu çdo gjë është në duart e njëshit.

Dëshiroj t’ju drejtoj një thirrje të fundit. Sot kreu i Bashkisë së Himarës duhet të shkojë në komunitetin himariot. Janë njerëz të lirë dhe ndaj janë të lumtur. Nuk hezitojnë që për demokracinë të japin leksione. Bashkë me Belrin është marrë peng dhe Pandeli Kokaveshi, me të njëjtat akuza. Është njeri që ka bërë transplant zemre. Pavarësisht se kam njoftuar autoritetet më të larta dhe të drejtësisë, që nëse mbahet në burg, është në rrezik për jetën, por vazhdojnë ta mbajnë peng. Ka nisur dhe IKMT-ja hakmarrje. Objekti i legalizuar u rrethua nga qeveria, nga IKMT. Cili ishte mëkati i zotërisë së moshuar? Thjesht i biri kishte qenë numërues në zgjedhjet që zgjodhën fitimtar zotin Beleri.

Ku po e çoni vendin o zotërinj? Deri sa të mbështesni një autokrat”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply