Salianji: Fraksioni i vulës po lufton për t’u fragmentarizuar, ka deputetë që kanë punuar kundër PD

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka folur jashtë dyerve të kuvendit për hapat që duhet të ndjekë opozita. Ai u shpreh se secili duhet të tregojë gishtin nga vetja për humbjen e PD dhe qëndrimet që kanë mbajtur gjatë fushatës. Salianji theksoi se ka pasur nga ata deputet që nuk kanë bërë fushatë apo akoma më keq kanë punuar kundër Partisë Demokratike.

Më tej ai theksoi se ka një përpjekje nga fraksioni i vulës për t’u fragmentarizuar, dhe ka nga ata që duan të bëhen kryetar për të marrë rrogë në parti pa menduar për interesat e demokratëve.

“Ky nuk është një moment skemash apo një moment për të përfituar personalisht askush. Është një moment kur duhet ta lexojmë drejt rezultatin. U bënë disa zgjedhje që Edi Rama nuk ndryshon.

Është një regjim. Shqipëria nuk garanton dot zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mendoj që është momenti që të kemi ndryshime reale dhe përgjegjësinë secili ta shohë në zonat që ka bërë fushatë. Dhe akoma më keq ka njerëz që nuk kanë bërë fushatë dhe e kanë dëmtuar Partinë Demokratike dhe kërkojnë llogari. Ka deputetë të PD që nuk bëjnë asnjë ditë fushatë. Ka njerëz që kanë punuar edhe kundër. Duhet së parë të mbajnë përgjegjësinë dhe të shohin se çfarë kanë bërë vetë.

Në çdo moment që e kemi diskutuar që qeveria e Edi Ramës përdor bandat, grupet kriminale u përfshinë në mënyrë masive. PD duhet të gjejë mekanizmat e duhur për të tejkaluar veten dhe të për të imponuar një parti që i përket të gjithë Shqipërisë. Secili në fund të ditës që përfiton diçka në këto momente dëmton interesat e Shqipërisë. Unë jam duke folur si e shoh unë. Në mendimin tim opozita duhet të merret me veten. Gjithçka tjetër që zhvendos fokusin unë nuk jam për këtë variant. Secili duhet të tejkalojë veten që të gjenden mekanizmat e duhur për t’ u hapur drejt shoqërisë. Unë nuk shoh që ka një përpjekje për t’i shërbyer demokratëve. Shoh një skemë që fraksioni i vulës ka një përpjekje për t’u fragmentarizuar Akoma më shumë. Secili ka ambicie.

Kanë interes për të marrë ndonjë funksion. Brenda ditës do ta kuptoni që ka përpjekje që të bëhen kryetar që të marrin rrogën në parti. Jam i variantit që të gjithë deputetët e opozitës të bëjnë mbledhje dhe të gjejnë zgjidhje. Nëse nuk ka interesa të përbashkëta, që opozita të fitojë, duhet të bëjë një organizim të ri për të pasur diskutim. Do të bëj çdo përpjekje. Nuk është momenti që askush të bëjë hapa për pozicione të caktuara dhe të krijojnë ngërçe të cilat do të bllokonin urat e komunikimit mes demokratëve. Do të ketë diskutime por opozita duhet të tejkalojë çdo ndasi për të bërë të mundur që të kemi një opozitë me të gjitha ngjyrimet”, deklaroi ai.

About Redaksia

Check Also

Qeveria Rama do të japë prokurimin publik me prokurim publik, Bozdo: Shqiptarët do paguajnë 170 mln euro më shumë

DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË SË PD, ENO BOZDO Qeveria Rama ka vendosur të …

Leave a Reply