Elon Musk: Soros do të shkatërrojë strukturën e qytetërimit

Miliarderi Elon Musk mbrojti komentet që kishte bërë ndaj George Soros në Twitter, duke u thënë kritikëve të tij se kanë nevojë që të qetësohen.

Pasi Soros shiti aksionet e tij në kompaninë Tesla, Musk tha se megadonatori i të majtës i kujton personazhin ‘Magneto’. Ky i fundit është një personazh i Marvel, që urren njerëzimin dhe kërkon zhdukjen e tij.

“Ata supozojnë se kanë qëllime të mira. Por nuk është kështu,” tha Musk për Soros. “Ai kërkon që të shkatërrojë vetë strukturën e qytetërimit. Soros e urren njerëzimin”.

Musk tha më vonë në një intervistë për CNBC se njerëzit duhet të qetësohen lidhur me komentet e tij.

“Unë thashë se ai më kujton Magneto-n. Qetësohuni njerëz. Ishte një metaforë”.

Kur u pyet mbi deklaratën e tij se Soros e urren njerëzimin, Musk tha: “Po, mendoj se është e vërtetë. Ky është mendimi im”.

Madje ai tha se nuk shqetësohet për faktin se qëndrimet e tij mund të ndikojnë bizneset e tij, përfshi kompaninë Twitter dhe Tesla.

“Do të them atë që dua të them, dhe nëse pasojat janë humbja e parave, le të ndodhë kështu”, tha Musk.

About Redaksia

Check Also

Kriza në marrëdhëniet mes Donald Trump dhe Giorgia Meloni

Marrëdhëniet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, të cilët deri vonë …

Leave a Reply