Kosova lë pas Shqipërinë për rritje ekonomike

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin e publikuar ditën e sotme shprehet se në rajonin e Ballkanit, Kosova është vendi që po ecën më shpejt dhe më mirë sesa vendet e tjera, duke lënë pas shtetet e tjera të rajonit, pavarësisht se Kosova është shteti më i ri në Ballkan.

Shqipëria mbetet pas pavarësisht se në projeksionet e majit pritet që ekonomia e Shqipërisë të rritet me 2.5%. ndërkohë që vitin e ardhshëm projeksioni për Shqipërinë shkon në rritje ekonomike 3.3 për qind. E për Kosovën, vitin e ardhshëm, kjo rritje shkon në 4%, më e larta në gjithë rajonin.

Ekonomistët e BERZH pohuan se ritmet më të ulëta të rritjes ketë vit u ndikuan nga tërmetet e shkurtit në Turqi, shtrëngimin e pritshëm të kushteve të kreditimit; reformat e vonuara në Mesdheun Jugor dhe lindor dhe inflacioni i vazhdueshëm në Evropën Qendrore dhe në shtetet baltike.

Prodhimi në Ballkanin Perëndimor parashikohet të rritet me një normë prej 2.2 për qind me 2023, pavarësisht presioneve inflacioniste dhe një perspektive të ndrydhur në ekonomitë e përparuara të Europës.

Prodhimi në Evropën Qendrore dhe shtetet baltike pritet të rritet me një masë modeste prej 0.5 për qind në vitin 2023, i rishikuar në rënie në krahasim me shkurtin për shkak të rritjes më të ngadaltë se sa pritej në ekonomitë e përparuara dhe inflacionit të vazhdueshëm. Rritja pritet të rritet deri në 2.9 për qind në vitin 2024 në këtë Rajon.

About Redaksia

Check Also

Kurti, 42 km për 7.9 milionë euro, Rama 43 km për 400 milionë dollarë

Në një botë ku teknologjia përparon dhe kostot teorikisht ulen, Shqipëria vazhdon të shkëlqejë me …

Leave a Reply