Votime nën terrorin e Mafias

Nga Petrit VASILI

Kush nuk pranon që Mafia në pushtet grabiti zgjedhjet është vetëm një bisht i saj.

Më 14 maj nuk pati zgjedhje, por votime nën terrorin e mafias në pushtet si pjesë e mafias së narko-trafikut, pastrimit të parasë dhe krimit të organizuar.

Kjo mafie shqiptare ka shqetësuar rrufeshëm edhe Senatin, edhe qeverinë amerikane.

Ndërsa në Shqipëri, media dhe individë – klientë të mafias në pushtet, gazetarë e politikanë, që frekuentojnë banaqet mediatike po përpiqen në mënyrë të paturpshme të krijojnë zhurma falso dhe të flasin për gjoja humbje të opozitës.

Është shumë e qartë që për hir të supës së qelbur mafioze që ata hanë flasin në këtë mënyrë duke treguar se sa e urrejnë Shqipërinë.

Këta megafonë e batakçinj të mafias nuk i mohojnë dot kurrë sepse janë fakte publike shumë të rënda e të njohura botërisht që:

Qindra milionë euro të pista u hodhën në fushatë për të blerë vota sa tronditën edhe kursin e euros.

Mijëra ministra, zv.ministra, sekretarë të përgjithshëm, drejtorë, policë e nëpunës bashkie e qeverie gjithfarësh sulmuan qendrat e votimit, i bënin presion hapur çdo votuesi që hynte në qendrën e votimit por edhe numëronin votat e partisë në pushtet.

Miliona euro u shpërndanë si bonuse në mënyrë të paligjshme.

Mijëra punësime shtesë u bënë për qëllime elektorale.

Mijëra legalizime të bllokuara qëllimisht me vite u dhanë deri një ditë përpara zgjedhjeve ku u hapën zyrat për turp të zotit.

Qindra milionë lekë u ndanë për gjoja ndihma ekonomike.

Mijëra pensione u dhanë edhe pa mbushur dokumentet.

Miliona euro u hodhën në mënyrë të turpshme për asfalt elektoral edhe në mes të Tiranës.

Miliona euro u përdorën hapur përmes kontratave me para publike për të blerë mbështetjen e ca këngëtarëve apo shoumenëve për partinë në pushtet.

Mijëra njerëz u kërcënuan individualisht apo shantazhuan të afërmit e tyre për të marrë vota nga partia në pushtet.

Mijëra pronarë biznesesh u shantazhuan, kërcënuan dhe gjobitën rëndë nga partia në pushtet.

Burgjet u përdorën për të devijuar rezultatet e votimit.

Grupet kriminale dolën hapur në krah të partisë në pushtet dhe u mbështetën haptas nga policia që nuk ndërhynte në mënyrë të turpshme.

1 milion e 250 mijë shqiptarëve iu ndryshua qendra e votimit qëllimisht javën e fundit për të dekurajuar e penguar votimin.

U dhunuan e u gjakosën komisionerë e vëzhgues të opozitës nga kriminelë të rilindjes

Qendrat e numërimit të votave u kthyen në bordello rilindëse, ku dhunohet çdo ligj e normë që disiplinon zgjedhjet.

E gjithë media shqiptare me shumë pak përjashtime u kthye në një zgjatim të neveritshëm propagandistik të qeverisë dhe mafies së çdo forme.

E pra, pa asnjë diskutim këto narko-votime të turpshme bazuar në një mal me fakte ishin votime të mafias në pushtet.

Asnjë nga këto fakte nuk rrëzohet dot kurrë sepse janë konsumuar hapur dhe publikisht.

Këto fakte u vulosen edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë OSBE/ODIRHR, Këshilli i Europës dhe Parlamenti Europian që i panë me sytë e tyre këto narko-zgjedhje.

Kushdo që bën avokatin e narko-votimeve vetëdemaskohet qartë si antipatriot, armik i pluraliznit dhe demokracisë dhe si bisht i paguar i mafias në pushtet.

Narko-votimet nuk kanë asnjë alibi.

Qytetarët bënë sakrifica të mëdha për të votuar në një ambient elektoral të shkatërruar nga Edi Rama dhe qeveria, opozita e vërtetë bëri çdo sakrificë dhe të dyja bashkë, qytetarë dhe opozitë hapën rrugën e ndryshimit dhe të qëndresës pa asnjë kompromis përballë mafias shtetërore.

Ndaj dalja hapur e klientëve mediatikë të mafias në mbrojtje të narko-votimeve tregon qartë se ato janë të pambrojtshme dhe se krimit të 14 Majit i ka dalë totalisht era.

Mjerim për këta mbrojtës të dëshpëruar, të depersonalizuar dhe të diskredituar të narko-zgjedhjeve, që në fakt nuk po i mbrojnë dot aspak thjesht ato po vetëm po tregojnë qartë se sa keq janë kapur nga mafia shtetërore.

P.s.Ja dhe një video nga shfrenimi histerik rilindas në qendrat zyrtare të numërimit, që nëse do të kishin turp do t’i bënte të mbyllnin gojën këta avokatët e narko-zgjedhjeve!

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply