Fisnik Qosja: Qytetarët e Kavajës i bënë bllokadë makinerisë së pushtetit!

Kryetari i ri i bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojë” ka folur pas zgjedhjeve të 14 majit. I ftuar në Syri Tv, Qosja tha se qytetarët e Kavajës i bënë bllokadë makinerisë së pushtetit.

“Në 14 Maj të gjithë qytetarët e Kavajës i bënë barrikadë të jashtëzakonshme të gjithë makinerisë së pushtetit. Në Kavajë nuk ka lënë drejtor pa mbështet kandidatin kundërshtar, por hasën në bllokadën që i bënë qytetarët e ndershëm dhe të guximshëm të Kavajës”, tha ai.

I pyetur se a u tentua të bliheshin votat, Fisnik Qosja tha “Pa diskutim, edhe vende-vende janë blerë vota por hasën në një rezistencë të jashtëzakonshme sidomos nga pjesa e qytetit të Kavajës”.

About Redaksia

Check Also

Foto-skandal/Rama me pikën e kontaktit të bandës së Elbasanit, biznesi i paligjshëm i tyre

Bastet ilegale, të lidhur me Ramën! Lexoni denincimin e qytetarit dixhital! Doktor kjo eshte faqja …

Leave a Reply