Gati për sezonin veror? Menaxheri i hotelit të njohur: Falë sigurimit në SIGAL UNIQA punojmë të qetë, ndërsa turistët pushojnë të sigurt

Shqipëria është nga ato vende që vitet e fundit kanë hedhur vëmendjen nga sektori i turizmit si një nga sektorët me ndikim të madh në ekonominë kombëtare.

Për shkak edhe të artikujve të shumtë në mediat ndërkombëtarë një numër i lartë turistësh të huaj pritet të vizitojnë vendin tonë gjatë kësaj vere, pa harruar turistët vendas dhe ata nga Kosova, Maqedonia e Veriut apo vende të tjera të rajonit.

Dhe në një moment kur turizmi po zhvillohet gjithmonë e më shumë duhet të kthejmë sytë edhe nga siguracionet, në këtë rast nga “Sigurimi i Përgjegjësisë për Hotelet dhe Restorantet”, e hartuar posaçërisht për pronarët e administratorët e tyre dhe që siguron çdo përgjegjësi që rrjedh prej aktivitetit të tyre.

Ky siguracion mbulon dëmin fizik që mund t’i shkaktohet ndërtesës dhe përgjegjësinë karshi klientëve.

Ne intervistuam z. Endri Çela, menaxher i një prej hoteleve më të njohur dhe të frekuentuar në bregdetin e Durrësit, i cili na foli mbi rëndësinë e Sigurimit të Përgjegjësisë për Hotelet dhe Restorantet duke shtuar se falë këtij siguracioni, stafi punon i qetë ndërsa klientët pushojnë të sigurt pasi për çdo ngjarje të papritur apo aksidentale përgjigjet SIGAL UNIQA.

Ai tregon se turistët kryesisht të huaj, për shkak edhe të kulturës së tyre mbi sigurimet, një ndër pyetjet më të shpeshta që bëjnë para rezervimit është “A është ky hotel i siguruar?”.

“Si një nga hotelet më të njohura dhe më të vizituara në Shqipëri, pjesa kryesore e turistëve ne Adriatik hotel janë shtetas të huaj. Si të tillë, duke patur edhe një bagazh kulturor mbi sigurimet, ndër pyetjet më të shpeshta që bëjnë para se të rezervojnë janë: “A është ky hotel i siguruar? Pasi një resort në këto përmasa, i cili organizon evente të ndryshme, takime biznesi, dasma, ditëlindje dhe festa të tjera ku marrin pjesë me qindra e mijëra qytetarë mund të ndodhë që një mysafir të sëmuret për shkaqe të ndryshme. Përfshirë këtu dhe punonjësit të cilët janë pjesë e rëndësishme e jona”.

Por falë sigurimit në kompaninë më të madhe të sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria, aktiviteti në hotel por edhe në barin e restorantin e tij vijon normalisht, të qetë dhe të sigurt se nëse ndodh diçka e papritur kostot e dëmit, material apo shëndetësor,  mbulohen nga siguracioni.

“Falë sigurimit në SIGAL UNIQA Group Austria na është ofruar një mundësi mbrojtjeje përmes polices së Sigurimit te Përgjegjësisë, që në çdo rast të papritur, për shkak të ushtrimit të aktivitetit tonë apo ngjarje të tjera aksidentale, të mbrojmë veten dhe mysafirët tanë”.

Në përfundim të intervistës, z. Çela ka edhe një apel shumë të rëndësishëm për bizneset e tjera që operojnë në tregun e hotelerinë dhe turiszmit.

“Teksa jemi në vigjilje të sezonit veror, është e domosdoshme që të gjitha hotelet, në të gjithë territorin e Shqipërisë, duhet të ndjekin shembullin tonë dhe të kenë këtë lloj sigurimi dhe këtë lloj përgjegjësie”.

Siguroni dhe ju hotelin, restorantin apo barin tuaj.  Mbroni biznesin, stafin, klientët dhe punoni të qetë duke transferuar çdo rrezik te kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri.

https://youtu.be/q6sMjv7Lt30

SIGAL UNIQA Group Austria, rritemi më mirë së bashku

Merrni një ofertë tani duke shkruar në:

E-mail: info@uniqa.al

Whatsapp: 068 60 62 829

 

About Redaksia

Check Also

Trump do firmosë me 20 janar rezolutën për krimet e komunizmit, lëndë në të gjitha shkollat amerikane

Beqir SINA/New York New York/Kongresitja María Elvira Salazar dhe 27 nga kolegët e saj rifutën …

Leave a Reply