Kreu i Wagner njofton tërheqjen e trupave nga Ukraina në qershor

Kreu i grupit mercenar rus Wagner është zotuar të tërhiqet nga Bakhmut deri më 1 qershor. Themeluesi i Wagner Yevgeny Prigozhin pretendoi se kishte marrë në kontroll Bakhmut të shtunën, por Kievi thotë se ende kontrollon një pjesë të qytetit.

Ukraina thotë se trupat e saj janë ende duke përparuar në periferi të Bakhmut. Por Prigozhin tha se trupat e tij do të fillojnë t’i dorëzojnë qytetin ushtrisë ruse të enjten.

“Wagner do të largohet nga Artemovsk nga 25 maji deri më 1 qershor,” tha Prigozhin.

Bakhmut ishte i njohur më parë si Artemovsk, për nder të një revolucionari sovjetik. Ai tha se Wagner kishte vendosur “linjat e mbrojtjes” në perëndim të qytetit.

Analistët thonë se Bakhmut ka pak vlerë strategjike për Moskën, por marrja në kontroll e tij do të ishte një fitore simbolike për Rusinë pas betejës më të gjatë të luftës në Ukrainë deri më tani.

Mercenarët e Wagner kanë përqendruar përpjekjet e tyre në qytet për muaj të tërë dhe taktika e tyre e pamëshirshme dhe e kushtueshme duket se ka gërryer gradualisht rezistencën e Kievit.

About Redaksia

Check Also

Miku i Ramës, Vuçiç në prag të largimit nga protestat, reagimi i tij: Nuk do të iki si Asad

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, akuzoi të martën shërbimet e huaja të zbulimit se po …

Leave a Reply