Berisha: Kjo është hera e parë në histori që vota nuk blihet vetëm nën dorë, por blihet haptas

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, kjo është hera e parë në histori që vota nuk blihet vetëm nën dorë, por blihet haptas. Berisha tha se, publikisht me 670 mijë zarfa, secila prej tyre 50 mijë lekë në mes të fushatës elektorale, dorëzuar çdo pensionisti shqiptar.
“Historia e blerjes së votës nuk fillon me këto zgjedhje, por me këtë rast u them avoketërve të verbër të Edi Ramës, të cilëve ai iu ka verbuar sytë e mendjes, se kjo është hera e parë në histori që vota nuk blihet vetëm nën dorë, por blihet haptas.
Publikisht me 670 mijë zarfa, secila prej tyre 50 mijë lekë në mes të fushatës elektorale, dorëzuar çdo pensionisti shqiptar.
Se vota, për ata që iu janë verbuar sytë e mendjes, në këtë proces u ble haptas dhe këtë nuk e shpall unë, e shpalli kryeministri Edi Rama.
Krimministri Edi Rama, si asnjëherë më në histori, mobilizoi fondin e pagave dhe të pensioneve për të grabitur zgjedhjet e qytetarëve.
Por a ishte kjo e vetmja blerje masive e votës, e para në historinë e vendit të kësaj natyre? Jo, nuk ishte e vetmja.
Një tjetër blerje nën dorë ishte operative në një pjesë të madhe të bashkive, për të mos thënë në çdo bashki ku ai parandjente rrezikun me qëllimin e vetëm për të ndryshuar rezultatin.
Unë kam dëgjuar avoketërit e megakrimit elektoral në media, të shtrojnë pyetje: na jepni fakte, na jepni prova. Ata denigrojnë veten e tyre me këtë pyetje. Nuk ka provë më të madhe se 670 mijë zarfa për pensionistët.
Por nuk ka provë më të madhe se rrëzimi përtokë i euros. Të rrëzosh monedhën më të fuqishme në Europë, duhet të hedhësh në treg për çdo ditë, minimumi 30 deri 40 milionë euro.
Le ta quajmë se njerëzit me shumë të drejtë nuk kanë njohuri për kursin dhe shumica nuk ka pse të ketë ndoshta.
Por avoketërit e vjedhjes së votës duket se pikërisht ata që kanë blerë votën, u kanë blerë mendimin dhe gjuhën atyre. Asgjë nuk i pengon ata të shohin tullumbacen ‘Doshi’. Kjo parti në këto zgjedhje, falë qarkullimit të parave Rama-Doshi është rritur me 220 përqind.
Nuk ka papërgjegjshmëri më të madhe sesa për shkak se mund të jetë paguar nga Tom Doshi, të përpiqesh të mohosh këtë batërdi dhe të kontribuosh në përligjen e një procesi shkatërrimtar për kombin. Një komb, që ikën dhe vetëm ikën nga kjo situatë”, u shpreh Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Bufi i Roskovecit blen fuoristradë luksoze me paratë e taksapaguesve

Në çdo fundvit njësitë e qeverisjes vendore mbledhin këshillin bashkiak për të miratuar buxhetin e …

Leave a Reply